Flash

Gjykata e Tiranës dënon me 15 ditë burg Hermes Nikaj

Lapsi.al 1 December 2019
Gjykata e Tiranës dënon me 15 ditë burg Hermes Nikaj

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Sipas policisë, Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë. Kështu, Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 ditë burgim Hermesin. Ndërkohë, gjykata ka dhënë masën e sigurisë edhe për pronaren e qendrës së estetikës në rrugën “Myslym Shyri”, Anjeza Bena. Ajo u la në arrest shtëpie, ndërsa arrestimi i saj u bë pasi rezulton në përgjimet telefonike të kryera nga prokuroria, duke folur me “Zogun e Tiranës” për vajzat dhe klientët. Ndërsa për biznesmenin A. Gjini dhe 3 vajzat që ushtronin prostitucion është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Të këshilluara

Falimenton kompania e Mohamed Hadid

Kompania e Mohamed Hadid, 901 Strada LLC, paraqiti dosjet për riorganizim në gjykatën federale të falimentimit të mërkurën, një ditë para festës së Falënderimev...

13:30

Rita Ora ndihmon familjen nga Shqipëria

Rita Ora ka treguar me anë të një postimi në facebook se çfarë dhe si do ta ndihmoj Shqipërinë pas tragjedisë që ndodhi më 26 nëntor 26 nëntori është ditëlin...

11:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI