Flash

Veliaj përdor tërmetin si mundësi për propagandë (FOTO)

Lapsi.al 30 November 2019
Veliaj përdor tërmetin si mundësi për propagandë (FOTO)

Viktimat e tërmetit nuk e ndalën Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj t’u shpërndante propagandë ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Pas tërmetit shkatërrimtar dhe qindra lëkundjeve që tronditën Shqipërinë gjatë ditëve të fundit, Veliaj përdori Instagramin për të postuar imazhe të punonjësve të Bashkisë në jelekë portokalli, teksa punonin fort në ndihmë të të mbijetuarve.

Një varg punonjësish shiheshin duke kaluar qese furnizimesh në pjesën e pasme të një furgoni të parkuar në qendër të Tiranës, i shoqëruar nga dixhiturat #TiranaSolidare dhe #AllForOne. Botimi ishte i datës 27 nëntor. Problemi është se ky duket të jetë foto nga një seri që Veliaj e ka përdorur edhe në disa raste të tjera fatkeqësish.

I njëjti imazh, për të cilin ai pretendon se ekipi i tij po punon për të ndihmuar viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, u përdor më parë më 22 shtator pas një tërmeti tjetër të madh, por atëherë Veliaj pretendoi se ishte për “aktivitet fëmijësh”. Pak ditë më vonë, Veliaj pretendoi se ai kishte vendosur rekord rajonal në vlerësimin e dëmeve të tërmetit, të cilat ishin në kundërshtim me atë çka thonin ekspertët e huaj të intervistuar nga Exit.

Fotoja është e njëjta, por është përdorur si propagandë për të “provuar” ndihmat e Bashkisë në dy raste të ndryshme në harkun e dy muajve.

Një foto e dytë, botuar pas tërmetit të 26 nëntorit, tregon një punonjës që mban një qese me miell, sërish shfaqet si pjesë e të njëjtës seri fotografish si fotot e tjera.

Por kjo foto është identike me foto të postuara më 4 qershor, kur Veliaj pretendoi se po ngarkonin furnizimet për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Korçë.

Përveç faktit se fotot janë bërë në të njëjtën ditë, duken identike, kanë të njëjtin ndriçim, dhe në to janë të njëjtët njerëz, ato nuk duket se janë “shkrepur në veprim”. Këto pamje duket se janë të bërë enkas, duke pozuar, dhe janë duke u përdorur, të paktën në tre raste përgjatë pesë muajve për të treguar gjoja punën që Bashkia Tiranë po bën për të ndihmuar qytetarët.

Pyetja është, pse nuk publikojnë foto nga punët që po bëjnë, por riciklojnë stokun e fotove në mediat sociale?/ Exit.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI