Flash

Rama batuta për Bashën mes ambasadorëve: Do zihemi kush është më i miri

Lapsi.al 30 November 2019
Rama batuta për Bashën mes ambasadorëve: Do zihemi kush

Kryeministri Edi Rama përmendi edhe njëherë krydemokratin në takimin që po zhvillon me ambasadorët në Pallatin e Brigadave.

Teksa falenderoi të gjitha vendet për ndihmën që i kanë dhënë në këtë periudhë tragjedie që kaloi Shqipëria pas tërmetit të 26 nëntorit, Rama kujtoi Bashën dhe tha se e ka thirru në dialog.

“I kam thirru në dialog. Është koha të mblidhemi. Do kemi kohë që të zihemi që kush është më i mençuri dhe kush është më i zoti. Tani prioritet ka populli. Unë i kam ftuar opozitarët që të vijnë të ulen bashkë me mua në dialog. Kemi një periudhë të vështirë përpara. Ishalla vijnë të ulemi. Shpresoj,”– tha Rama ndër të tjera.

Edhe paraditen e sotme përmes një statusi në Twitter, Rama ftoi Bashën që të ulen në dialog. Ndërsa në një prononcim për “Top Channel”, Basha iu përgjigj duke vënë në dukje faktin se sipas tij nuk është koha për politikë, por për të ndihmuar popullin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI