Flash

“Po pinin shampanjë me mbathje”, avokati tregon ç’po bënte në hotel ‘Zogu i Tiranës’ me laçjanin

Lapsi.al 30 November 2019
“Po pinin shampanjë me mbathje”, avokati tregon

Avokati i Hermes Nikajt, Bardhi Koçi ka shpjeguar me detaje se çfarë po bënte klienti i tij në të njëjtën dhomë hoteli me biznesmenin Artur Gjini dhe me 20-vjeçaren e identifikuar si Denisa Neli.

Përpara trupës gjykuese, Koçi është shprehur se klienti i tij nuk po bënte asgjë të ndaluar në momentin që është arrestuar.

Avokati ka pretenduar se Nikaj ka shkuar në të njëjtën dhomë hoteli në hotelin ‘Autostrada” vendi ku edhe u arrestuan me biznesmenin laçjan dhe me 20-vjeçaren për të pirë shampanjë. Ai shpjegon më tej që të tre personat ishin me mbathje të veshura në momentin e arrestimit, gjë që sipas avokatit nënkupton se nuk po kryenin marrëdhëni seksuale.

“Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje,”- deklaroi avokati Bardhi Koçi, sipas AbcNeës.

Ditën e sotme, gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës”. Ai do të ballafaqohet me pronarin e servisit “BMW” dhe me 20-vjeçaren Neli për të shpjeguar gjithçka mbi skemën e prostitucionit për të cilën akuzohen.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI