Flash

Kënga Magjike nuk shtyhet, të gjithë biletat e festivalit do të shkojnë për ndërtimin e një shtëpie në zonën e Thumanës

Lapsi.al 30 November 2019
Kënga Magjike nuk shtyhet, të gjithë biletat e festivalit do

Menjëherë pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit, Ardit Gjebrea,  tregoi se finalen e festivalit “Kënga Magjike” e programuar për datat 4-5 dhe 7 dhjetor, do të shtyhej.

Por pasi ka qëndruar në një prej zonave më të prekura nga tërmeti, në Thumanë, Arditi ka bërë një njoftim ku tregon gjestin e tij human.

 Të gjitha fitimet nga shitja e biletave të tre netëve të festivalit do të shkojnë për ndërtimin e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm.

“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.

Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!

Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.

#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.”, shkruan Arditi në njoftimin e tij.

Kujtojmë se pak më parë Besa Kokëdhima hoqi dorë nga pjesëmarrja në festival, pasi e ka të pamundur të këndojë pas kësaj situate.

Të këshilluara

Falimenton kompania e Mohamed Hadid

Kompania e Mohamed Hadid, 901 Strada LLC, paraqiti dosjet për riorganizim në gjykatën federale të falimentimit të mërkurën, një ditë para festës së Falënderimev...

13:30

Rita Ora ndihmon familjen nga Shqipëria

Rita Ora ka treguar me anë të një postimi në facebook se çfarë dhe si do ta ndihmoj Shqipërinë pas tragjedisë që ndodhi më 26 nëntor 26 nëntori është ditëlin...

11:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI