Flash

Rita Ora ndihmon familjen nga Shqipëria

Lapsi.al 29 November 2019
Rita Ora ndihmon familjen nga Shqipëria

Rita Ora ka treguar me anë të një postimi në facebook se çfarë dhe si do ta ndihmoj Shqipërinë pas tragjedisë që ndodhi më 26 nëntor

26 nëntori është ditëlindja e këngëtarës dhe ajo pavarësisht kësaj kishte disa postime. Tani në këtë postim Rita ka shkruar se ajo do të koordinohet me kryetarin e prefekturës së Tiranës për ndihmat.

“Gëzuar Ditën e Flamurit #Shqipëri!!! Pas kalimit të ditëlindjes sime kam kaluar disa ditë duke menduar për ta bërë gjënë më të mirë. Bashkë me Erion Veliaj, ne kemi vendosur për t’i gjetur disa familje për t’ia rindërtuar shtëpitë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri”, ka shkruar Rita.

Ajo e ka cilësuar Erionin si një lider të vërtetë dhe thotë se lidershipi i tij është shembull. “Unë sugjeroj që kushdo që mundet, ju lutemi të gjeni një familje ose ndonjë shoqatë bamirëse apo ndonjë mënyrë që të ndihmoni për rindërtimin e shtëpive të viktimave nga ky shkatërrim. Familja e parë që unë kam zgjedhur për t’i ndihmuar është familja Sala dhe ne do të të përcjellin gjendjen e saj dhe shumë familjëve të tjera të cilat kanë nëvojë për ndihmë”, ka shkruar Rita duke postuar edhe një link ku mund të jepen donacione për Shqipërinë.'

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI