Flash

Evi Reçi humb familjarët në tragjedinë e Durrësit

Lapsi.al 29 November 2019
Evi Reçi humb familjarët në tragjedinë e Durrësit

Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, rrënjosi dhimbjen në zemrat e njerëzve, pasi la pas shumë viktima.

Këngëtarja e njohur Evi Reçi, u përball me humbjen e familjes së xhaxhait, e cila fatkeqësisht u shua nën rrënoja. Xhaxhai i saj Eduard Reçi bashkë me të shoqen, Dolorën dhe dy fëmijët Kristi dhe Klaus, u nxorrën të pajetë nga një pallat 6 katësh i shembur në Durrës.

Image

Përpos familjes së xhaxhait, Evi ka humbur dhe mikeshën e saj.

Bëhet fjalë për piktoren Diene Karanxhaj, e cila fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot katastrofës natyre, bashkë me të bijën 8 vjecare, Esielën.

‘Të pranosh të papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e çuditshme! Në momente të vështira dhe të dhimbshme, të rikthehen në mendje kujtimet më të bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, që kërcenim dhe këndonim bashkë, ashtu dhe Klausi që qante që se merrnim me vete se ishte i vogli e ne të “mëdhenjt”, ashtu dhe Axha Edi që humori verior ishte në çdo fjalën e tij, ashtu dhe Dolora që dedikoi jetën për familjen e saj.

Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e fëmijërisë… dilnim, bënim thashetheme, ndanim sekretet. Siç ishte në fillim dhe ‘sekreti’ për dashurinë tënde, për Dorin që me pas të pikturoi jetën me portretin e Esielës e vogël që tu bë motivi i jetes. Ishit të gjithë bashkë. Një pse e madhe, një boshllek i madh.. Zemrën e kam plagë! Një faleminderit për të gjithë ju që më keni shkruar dhe me keni qëndruar afër çdo moment me dashurine dhe dashamirësine tuaj. Zoti ju bekofte’ shkruan në postim Evi duke treguar dhimbjen e madhe.

Të këshilluara

Noizy: Nuk vjedh populli por organizatat

Noizy ka qënë në Durrës ditën e djeshme ku në disa video të postuara nga ai vetë shihej duke gatuar makarona e më pas ia shpërndan banorëve. Në një postim në...

10:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI