Flash

Tërmeti, Universiteti i Durrësit pezullon mësimin deri në 6 dhjetor

Lapsi.al 28 November 2019
Tërmeti, Universiteti i Durrësit pezullon mësimin deri në 6

Ne Universitetin e Durresit nuk do te kete mesim deri ne daten 6 dhjetor. Vendimin per pezullimin e procesit mesimir e ka komunikuar vete univesriteti “Aleksandër Moisiu”, pas urdhrit te xnjerre nga rektoriati.universiteti durres

Nderkohe qe sipas verifikimit te bere tre godinat jane pa probeme nga termeti, e ndonese nuk do te kete mesim, sipas universitetit, stafi akademik dhe ai administrativ do te vijoje te paarqitet.

NJOFTIMI

Duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat qytetarët ndodhen, humbjen e njerëzve të afërm si dhe ngarkesën e madhe psikologjike të studentëve, Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” ka vendosur pezullimin e procesit mësimor për javën e ardhshme (2-6 dhjetor, 2019).

Ndërkohë, në bazë të legjislacionit në fuqi për sigurinë në mjediset publike, janë bërë verifikimet në të tre godinat universitare dhe gjendja paraqitet pa probleme. Ndaj stafi akademik dhe ai administrativ do të paraqiten për të vijuar punën rregullisht.

Ju ftojmë të vazhdoni të ndiqni komunikimet tona direkte në Facebook, Instagram, Webpage si dhe të monitoroni çdo ditë e-mailet personale.

Inkurajojmë stafin dhe studentët të vijojnë veprat e mira në nevojë të qytetarëve. Qofshi mirë… dhe mos harroni që harku i ndritshëm i ylberit do të shkëlqejë sërish.

#UAMD

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI