Flash

Tërmetet/ A kaloi apo jo më e keqja? Ku ndahen sizmiologët?

Lapsi.al 28 November 2019
Tërmetet/ A kaloi apo jo më e keqja? Ku ndahen sizmiologët?

Faqja e internetit që publikon në kohë reale tërmetet në të gjithë botën, “Excise Movement and Control System”, e njohur shkurt, si EMCS thotë se që prej kur është hapur si faqe në vitin 2014, nuk ka regjistruar kurrë aq shumë tërmete sa ato që kanë rënë në Shqipëri ditët e fundit. Por ky rekord mbart mbi vete dhe pyetjen: a kaloi rreziku apo kemi ende një në të madh? Ndonëse tërmetet nuk mund të parashikohen, në bazë të përvojës historike tek kjo dilemë sizmiologët ndahen. Ka disa që pretendojnë se goditja e 26 nëntorit ishte më e forta dhe se është e pritshme që oas saj të ketë një zinxhir tjetër tërmetesh më të vogla dhe të parrezikshme.

Sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, i cili ka bërë edhe parashikimet për këto valë tërmetesh të forta në vendin tonë mbrojti këtë version për Abcneës. Sizmologu i njohur deklaroi, se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe pasgoditjet, sa vijnë e do të pakësohen. Pak a shumë të njëjtin version mban ne daljet e tij mediatike edhe soecialisti shqiptar Rapo Ormëni, i cili thotë se rreziku ka kaluar. Por përpos tij ka dhe një këndvështrim komplet të ndryshëm.

E përditshmja Daily Mail, ka intervistuar Dr. Brian Baptie, një nga sizmiologët më të njohur në Angli i cili tha se tërmetet në Shqipëri, Bosnje dhe Kretë të Greqisë janë pjesë e të njëjtit grumbull tërmetesh. “Tërmetet vijnë në grup ose sekuenca, çka e bëjnë të duket sikur ka më shumë lëkundje brenda një periudhe të shkurtër kohore”.

Sipas tij, një tërmet i madh provokon tërmete më të vogla në formën e pasgoditjeve, por mund të provokojë një tërmet edhe më të madh më vonë.“Në Itali në vitin 2016 pati një seri tërmetesh të vogla pas tërmetit 6.2 ballë. Por pas tre muajsh pati një tërmet të madh 6.5 ballë”.

Pra sipas Baptie, nuk dihet ende se kush ka qene tërmeti më i vogël dhe a ka oas tij një më të madh. Nëse shkohet me logjikën e tërmetit 5.7 ballë që ra në shtator ky i tanishmi qe goxha më i fortë. A pritet të ketë edhe ndonjë ende më shkatërrues. Për këtë askush nuk vë bast. Dhe ne duhet të vazhdojmë të presim me ankth?

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI