Flash

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet, shkon në 41 numri i viktimave

Lapsi.al 28 November 2019
Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet, shkon në 41 numri i

Toka nuk gjen qetësi në Tiranë e Durrës. Pak caste më parë ka pasur lëkundje të tjera sizmike. Epiqendra e tërmetit ka qenë sërish Deti Adriatik. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 ballë të shkallës rihter. Më herët gjatë paradites ka pasur dy lëkundje të tjera të njëpasnjëshme, me magnitudë 4.4 dhe 5.1 ballë.

Njerëzit vijojnë të jenë në panik. Shumë banorë të Durrësit po largohen nga qyteti duke kërkuar strehim të përkohshëm tek të afërmit në zona të tjera të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 41 vetë. Forcat e emergjencave po vijojnë nën gërmadha operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës, Thumanë e gjetkë.

Gjasat për të mbijetuar janë të pakta. Ndërkohë shumë ndërtesa të tjera po rrezikojnë të shemben për shkak të lëkundjeve të tjera sizmike gjatë këtyre dy ditëve. Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kërkuar që të mos vijohet më me dërgimin e ndihmave ushqimore apo veshmbathjeve sepse s'kanë ku depozitohen.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI