Flash

Rama kërcënon mediat: Do t’ju mbyllim ekranet

Lapsi.al 28 November 2019
Rama kërcënon mediat: Do t’ju mbyllim ekranet

Në një mbledhje të dytë të qeverisë të zhvilluar mëngjesin e së enjtes kryeministri Edi Rama ka kërcënuar mediat me mbyllje nëse publikojnë lajme që sipas tij janë të papranueshme në këtë situatë. Rama tha se ligji për gjendjen e jashtëzakonshme ia jep edhe këtë të drejtë.

“Nga ana tjetër besoj që është me shumë rëndësi të nënvizoj sot, duke u nisur nga një flusk i madh alarmi dhe paniku se ka një rëndësi tejet të posaçme, e të gjithë atyre që kanë në dorë një mjet komunikimi, apo që shfaqen në ekrane, është momenti që të rruhet qetësia, dhe nuk është momenti për like sharlatanë, këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, janë krime që cenojnë jetën e përditshme të njerëzve.

Iu bëj thirrje të gjithëve duket besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak të cekët, që të mos na detyrojnë që nga gjendja e jashtëzakonshme, që të marrin masa që t’ju fikimin dritën e ekraneve. Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësisht nga lajmet e rreme, ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në të lloj veprimtarie, që s’ka sensin se njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtrat e njerëzve. Ata bëjnë parashikime, këto janë krime. Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Broçkulla”, - u shpreh Rama.

Në fakt Rama është i vetmi që ka bllokuar ekranet prej mëngjesit të së martës. Ai dhe ministrat, prefektet kanë marrë më shumë zë se askush në këto ditë të vështira. Mbyllja e ekraneve kritikë ka qenë një dëshirë e kahershme e kreut të qeverisë të cilën po përpiqet ta realizojë edhe me ligjin special mjaft të kritikueshëm dhe tani gjeti arsyet për ta bërë realitet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI