Flash

Historia/ Largohen nga Durrësi për në Kosovë, ku i pret familja që strehuan 20 vjet më parë (VIDEO)

Lapsi.al 28 November 2019
Historia/ Largohen nga Durrësi për në Kosovë, ku i pret

Pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti tre anëtarët e familjes Kazanxhi në Durrës janë të lumtur se kanë një shtëpi të dytë në Kosovë, ku i presin miqtë e tyre në familjen Qorraj. Ata janë njohur 20 vite më parë gjatë luftës së Kosovës, kur familja Qorraj kishte ikur nga Deçani dhe qëndroi për disa kohë pranë familjes Kazanxhi në Durrës.

Sot miqtë kosovarë po i presin me krahë hapur në ditë të vështira pas tërmetit shkatërrues që ka goditur qytetin e Durrësit dhe ka lënë mijëra qytetarë të pastrehë.

Mihal Kazanxhi thotë se “jemi miq të vjetër që nga koha e luftës, nuk e kemi harruar miqësinë. Ne patëm këtë sikletin tonë atje dhe thamë të vijmë, të takojmë miqtë tanë, të rrimë ca ditë, të çmallemi”.

“Na morën në telefon e na thanë të vini aty, se e pamë se në çfarë ankthi ishim, në çfarë kushtesh. I shtohet vlera kur mendon se kanë kaluar kaq vite dhe as na kanë harruar, as i kemi harruar. Jemi shumë të emocionuar. Ne kemi fjetur jashtë mbrëmë”, shprehet bashkëshortja e tij Yllka pas takimit me miqtë e tyre.

Zelfije Qorraj e përqafon Yllkën. “Këta na kanë strehuar gjatë luftës. Kurrë nuk i harrojmë ato ditë. Kanë qenë vëllezrit tanë, motrat tona. Na kanë bo me i ndi si në shtëpinë tonë”, thotë ajo.

Reportazhi i Radio Evropa e Lirë tregon familjen nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës që pret familjen nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI