Flash

CNN: Nusja e ardhshme e djalit të Ramës mes atyre që humbën jetën nga tërmeti. E konfirmon zyra e Kryeministrit

Lapsi.al 28 November 2019
CNN: Nusja e ardhshme e djalit të Ramës mes atyre që humbën

“Nusja e ardhshme e djalit të kryeministrit shqiptar Edi Rama ishte mes dhjetëra personave të vrarë kur një tërmet goditi vendin të martën, konfirmon zyra e Ramës”. Kështu shkruan CNN sot, teksa flet për tragjedinë që po kalon populli shqiptar që ka prekur dhe Gregor Ramën, djalin e kryeministrit shqiptar.

“Kristi Reçi, e fejuara e djalit të kryeministrit shqiptar Gregor Rama, vdiq në tërmet me prindërit dhe vëllain e saj. Gregor Rama kishte postuar më herët në Instagram një Instastory, në të cilën shkruante se ‘mes shumë viktimave të kësaj tragjedie është edhe njeriu im i afërt, së bashku me vëllain e saj, nënën dhe babain’”, shkruan më tej CNN.

Të paktën 40 njerëz vdiqën në një tërmet me madhësi 6.4, i cili goditi qytetin portual të Durrësit, rreth 36 kilometra nga kryeqyteti i vendit Tirana, të martën në mëngjes. Është ky tërmeti më i fortë që goditi kombin evropian në 40 vjet.

Qindra u plagosën gjithashtu në incident, dhe disa janë ende të humbur, me operacionet e rimëkëmbjes në vazhdim, shkruan CNN./ Bw

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI