Flash

Tragjedia e tragjedisë: 6 familjet që u shuan në Durrës dhe Thumanë

Lapsi.al 27 November 2019
Tragjedia e tragjedisë: 6 familjet që u shuan në Durrës dhe

Gjashtë familje janë shuar në Thumanë dhe në Durrës nga goditjet e tërmetit 6,4 ballësh që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit.

Një familje u shua tërësisht në Thumanë, një tjetër në Durrës ka pjesën më të madhe të anëtarëve ende nën rrënoja, ndërsa një familje nga Kosova humbi dy djemtë e saj.

Familja Lala, Durrës, 2 të vdekur, 1 i shpëtuar dhe 6 ende nën rrënoja

  • Sadete Lala (nëna) u nxorr e pajetë nga rrënojat
  • Ilir Lala (djali i Sadetes) nën rrënoja
  • Marjeta Lala (nusja e Sadetes) ende nën rrënoja
  • Emilio Lala (djali i Marjetës) ende nën rrënoja
  • Amelia Lala (vajza e Marjetës) u nxorr e pajetë
  • Dionis e Dionisa Lala (fëmijët binjakë të Marjetës) ende nën rrënoja
  • Griselda Lala (vajza e Marjetës) mbetet nën rrënoja
  • Ramë Lala (djali i Marjetës) u nxorr i gjallë pasditen e 26 nëntorit

Familja Karanxhaj, Durrës, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

  • Diena Karanxhaj-Meçaj, humbi jetën në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat e një pallati më 26 nëntor
  • Esiela Meçaj (vazja e Dienës) u nxorr pajetë nga rrënojat
  • Roza Karanxhaj (e ëma e Dienës) mbetet nën rrënoja
  • Ajet Karanxhaj (babai i Dienës) u nxorr i gjallë

Familja Reçi, Durrës, 2 të vdekur dhe 2 nën rrënoja

Eduard dhe Kristi Reçi (vajza) humbën jetën

Dolora (bashkeshortja) dhe Klaus Reçi (djali) janë nën rrënoja

Familja Abazi, Durrës, 2 të vdekur

  • Vëllezërit Shemsedin e Isa Abazi nga Kosova, u nxorrën të pajetë nga rrënojat e një hoteli

Familja Cara, Thumanë, 8 të vdekur

  • Albert Cara i shpëtoi tërmetit
  • Lindita Cara (vajza e xhaxhait të Albertit) u nxorr e gjallë pas 15 orësh nën rrënoja por vdiq në spital.
  • Fatmira Cara (bashkëshortja e Albertit) u nxorr e pajetë.
  • Hasan Cara (djali) u nxorr i pajetë.
  • Erisa Cara (vajza) u nxorr e pajetë.
  • Almir dhe Stela Cara (djali dhe nusja e Albertit) u nxorr e pajetë
  • Anthi dhe Sadajana Cara (xhaxhai dhe gruaja e xhaxhait të Albertit) u nxorrën të pajetë.

Familja Gregu, Thumanë, 3 të vdekur

  • Bashkëshortët Pëllumb dhe Çelike Gregu u nxorrën të pajetë nga rrënojat mëngjesin e 27 nëntorit
  • Saimir Gregu (djali) vdiq në spital pasi qe nxjerrë nga rrënojat pasditen e 26 nëntorit

Familja Çupi, Thumanë, 2 të vdekur, 1 nën rrënoja

  • Hajredin Çupi mbetet nën rrënoja në kërkim
  • Lute Çupi (bashkëshortja e Hajredinit) u nxorr e pajetë pasditen e 26 nëntorit
  • Keli Çupi (djali i Lutes dhe Hajredinit) vdiq pak pasi u nxorr nga rrënojat
  • Coli Cupi (djali i dytë) i shpëtoi tërmetit
  • Nikolin Çupi (djali i xhaxhait) i shpëtoi tërmetit

(exit.al)

Të këshilluara

Dridhet sërish Tirana, tërmet 3.1 ballë

Toka vazhdon të dridhet. Vetëm pak sekonda më parë një tjetër lëkundje është ndierë në Tiranë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter. Epiqend...

12:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI