Flash

Teatri i Ramës në Real Story/ "Unë i kam gjithë viktimat si Gregu im"

Lapsi.al 27 November 2019
Teatri i Ramës në Real Story/ "Unë i kam gjithë

Edi Rama kishte vendosur sot të përvetësonte prime time të mbrëmjes duke dhënë një intervistë lumë tek Real Story. Kur asaj po i vinte fundi Sokol Balla e pyeti edhe për lajmin që ka qarkulluar gjithë ditën në media sipas të cilit i biri i tij i madh, Gregu, ka humbur të dashurën gjatë katastrofës.

Lexo më tej: Mes viktimave të tërmetit edhe e fejuara e djalit të kryeministrit Rama. E konfirmon vetë Gregu

Këtu inskenimi i Ramës mbëriti kulmin. Ai u lëshua në një fjalim të gjatë, se ata që kujtojnë se ai qëndron në post për të vjedhur, nuk e kuptojnë dot atë dhe pastaj tha shprehjen më gjigande: "Unë i kam të gjithë ata që janë prekur sot, njësoj si Gregu".

Por sikur kjo batutë, që çdo njeri që ka qenë qoftë edhe pak çaste baba në jetë e ka të vështirë ta besojë, të mos mjaftonte, Rama nuk u ndal.

Pasi u betua për virgjërinë morale, pasi na tregoi se i donte gjithë ata që po vuanin si bijtë e tij, ai bëri dhe një inskenim të fundit: pasi tha emrin e Gregut, luajti të prekurin që ka turp t'ia shohin dhimbjen dhe u largua papritmas nga ekrani.

Me sa duket qëllimi për të kapur prime time të Real Story-t qe arritur.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI