Flash

"Thirrja jonë e fundit për qeverinë", Reuters jehonë protestës në Tiranë

Mijëra studentë shqiptarë u përballën sot me policinë në Tiranë, teksa protestonin kundër cilësisë së arsimit dhe mungesës së mundësive për punësim pas diplomimit. Përplasjet e dhunshme shënuan një eskalim të tensionit mes rinisë dhe qeverisë, duke lënë pas disa të lënduar dhe arrestime.

18:32

Mozzik me lot në sy: Arritëm diçka që se kemi bërë kurrë

Lapsi.al 27 November 2019
Mozzik me lot në sy: Arritëm diçka që se kemi

Reperi Mozzik ka ofruar ndihmën e tij për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë, i cili ka sjellë dëme të mëdha tek populli dhe shumë viktima.

Ai ka mbërritur në Shqipëri, ku është takuar me themeluesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdarin.

Që prej ditës së djeshme, reperi ka bërë thirrje për ndihmë për të gjithë ata që mund të jepnin diçka për të prekurit nga tërmeti, ndërsa ditën e sotme është befasuar nga shuma e mbledhur.

Ai ndau një postim në profilin e tij në Instagram, ku jep mesazhin emocuonues:

“Arritëm diçka qe se kemi bërë kurrë së bashku !!!!

Arritëm 1 milion dollarë para së bashku ,për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri.

O Shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu pasna pa,lus Zotin të jemi gjithmonë kshtu në këtë ritëm !

Fshehurazi pom rrjedhin lotët , lot dhimbje për humbjen e viktimave,për trishtimin qe e panë sytë e njerëzve..e ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi,po ma zbërthen fjalën ” Bashkë ia dalim”

Jeta ka sprova të shumta,çdo ditë e kemi sfidë , të qëndrojmë bashkë në diell e në shira!

Zoti është më i madhi , e vetëm te ai ndihmë kërkojmë !

Faleminderit gjithve ❤️ Vazhdojmë tutje ! ??????????

Gramoz Aliu ( Mozzik )”

Gjithashtu, Mozzik ndau në InstaStory një video ku shfaqej me lot në sy, tepër i prekur nga situata në vend.

“Me ty Shqipëri në diell e shira, në mirë e tragjedira.”- shkruan reperi krahas videos.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI