Flash

Meta: Situata është kritike, shpresojmë tek ndihma e ndërkombëtarëve edhe në vijim

Lapsi.al 27 November 2019
Meta: Situata është kritike, shpresojmë tek ndihma e

Nga qyteti i Durrësit, ku ndodhet për të parë vijimësinë e operacionit të kërkim-shpëtimit në lagjen numër 18, pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që tronditi zonën ditën e djeshme, presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se “në keto momente kritike ndodhemi pranë qytetarëve”.

“Është një situatë mjaft kritike. Është e qartë që puna vijon pa u ndalur, patjetër që të gjitha ato kërkesa që çdo familje ka bërë janë realizuar. Do të vijojmë të jemi pranë tyre edhe në vazhdimsi për të tejkaluar këtë situatë dramatike”, ka thënë Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse i ka Shqipëria mjetet e duhura për të përballur fatkeqësi të tilla, Meta deklaroi se:

“Është një eksperiencë tragjike e vështirë sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë fatkeqësi natyrore e këtyre përmasave. Është e rëndësishme që ta tejkalojmë. Kemi mbështetjen e specializuar të partnerëve tanë dhe shpresojmë ndihmën e tyre në vijimsi për stabilizimin e situatës. Shpresoj që të keqen ta kemi lënë pas dhe me kurajo, qetësi dhe solidaritet dhe gëzim të shohim para pavarësisht gjendjes së vështuirë ku ndodhemi.”

Ndërkaq referuar shkakut të një katastrofe të këtyre përmasave, Meta nuk ka bërë fajtor, ndërsa deklaron se tashmë është e rëndësishme të fokusohemi në ndihmën ndaj qytetarëve.

“Bazuar në përvojën e kësaj tragjedije duhet të marrim masat e duhura për të ecur para. Nuk mund të fokusohemi në cilësinë e ndërtimeve, por në atë çfarë ka ndodhur. Tani duhet t’iu vijmë në ndihmë qytetarëve. Ardhja në ndihmë ndaj qytetarëve është një mekanizëm që duhet të përmirësohet çdo ditë. Përpjekjet po vazhdojnë dhe do vazhdojnë deri në fund, dhe shpresojmë që do kemi më shumë fat me këto përpjekje të cilat nuk do mbarojnë deri në gjetjen e qytetarit më të fundit nën këto rrënoja me shpresë gjithmonë”, ka thënë Presidenti./CNA.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI