Flash

Kosova, kërkesë urgjente për Shqipërinë: Hiqe taksën e Rrugës së Kombit për njerëzit që po ju sjellin ndihma, reagon pozitivisht koncesionari

Lapsi.al 27 November 2019
Kosova, kërkesë urgjente për Shqipërinë: Hiqe

Shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit), duke filluar që nga dita e djeshme, datë 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave (individë, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj.), të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Këta grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundimin e situatës emergjente, njoftoi kompania.

Që nga momenti i parë pas tërmetit, mëngjesin e ditës së djeshme, shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morinë (Rruga e Kombit) ka vendosur që të mbulojë vetë shpenzimin e tarifës për të gjitha mjetet që sjellin ndihma nga Kosova për popullin shqiptar, sqaroi kompania, duke shtuar se kalimi për mjetet që sjellin ndihma do të vazhdojë të bëhet pa tarifë deri në momentin e mbarimit të emergjencës.

Më herët, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kishte kërkuar të hiqet apo pezullohet taksa rrugore për të gjithë kosovarët që dërgojnë ndihma për familjet e prekura nga tërmeti.

“Kërkesë urgjente për autoritetet nga Shqipëria: Ka qindra qytetarë, biznese, operatorë të transportit të mobilizuar, të cilët me vullnet të jashtëzakonshëm janë të mobilizuar për përkrahje të Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ndërkohë, të gjithë po paguajnë taksën rrugore. Mospezullimi i kësaj takse për një kohë të caktuar është irritues dhe skandaloz; prandaj kërkohet urgjentisht, vendim i jashtëzakonshëm, në gjendje të jashtëzakonshme, për pezullim për një kohë të caktuar të njërës nga barrierat më absurde që ne i kemi me Shqipërinë, edhe në kohëra të zakonshme”, ka shkruar Rukiqi në “Facebook”.

Dhjetëra autobusë gjatë ditës së djeshme kanë dërguar ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti, derisa sot në mëngjes kanë sjellë edhe familje të cilët kanë mbetur pa shtëpi, në Pejë, ku janë strehuar te qytetarët në këtë qytet që kanë shprehur gatishmërinë t’i lëshojnë shtëpitë e tyre për qytetarët shqiptarë.

E në qeverinë e Kosovës kanë thënë se ky është një vendim i autoriteteve të Shqipërisë, porse do të duhej të pezullohej kjo taksë.

“Ne si qeveri nuk i qesim kushte Shqipërisë, hiqeni këtë, ne ju ndihmojmë, ai është vendim i Qeverisë së Shqipërisë. Nuk duket që është vendim i mirë, të paktën ish dashtë ta pezullojnë, po flas tash si qytetarë, po nuk mund t’ia imponojë. As Qeveria jonë nuk mund t’ia imponojë, ai është një vendim i tyre. Ata kanë tash ndonjë kontratë me ndonjë kompani private që janë në obligime dhe qeveria shqiptare ish dashtë të bisedojë me kompaninë dhe ta pezullojë ose t’ia kompensojë atë humbje që mund ta ketë ekonomia e tregut, sepse kjo është ekonomi e tregut, jo ekonomi e dirigjuar që shtetit qysh donë i lëvizë vendimet”.

Dhjetëra raste të qytetarëve që kanë paguar para për të shfrytëzuar Rrugën e Kombit janë bërë publike nga dita e martë, kur Shqipëria u godit nga një tërmet vdekjeprurës.

Sipas kësaj takse, personat të cilët do të shkojnë me mjete me 4 rrota do të paguajnë 5 euro, autobusët do të paguajnë 11 euro, kamionët 26 euro, mjetet e rënda do të paguajnë 23 euro.

Mirëpo përkundërt që kjo taksë nuk u hoq, qytetarët nga Kosova nuk hezituan të shkojnë në Shqipëri për t’u ardhur në ndihmë të mbijetuarve të tërmetit./Fatos Shala për Monitor.al/

Të këshilluara

Dridhet sërish Tirana, tërmet 3.1 ballë

Toka vazhdon të dridhet. Vetëm pak sekonda më parë një tjetër lëkundje është ndierë në Tiranë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter. Epiqend...

12:09

Tjetër tërmet trondit Tiranën

S'kanë të ndalur lëkundjet e tërmetit në Tiranë. Në këto momente ka pasur të tjera lëkundje. Epiqendra ishte sërish në detin Adriatik, ndërsa tërmeti ishte me m...

18:09

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI