Flash

Masat emergjente/Si të ruhesh nga tërmeti

Lapsi.al 26 November 2019
Masat emergjente/Si të ruhesh nga tërmeti

Në orën 03:54 është tërmeti i tretë i regjistruar në Shqipëri, me magnitudë 6.4.

Sipas të dhënave të U.S Geological Survey ky tërmet është dëgjuar edhe në Bulgari, Bosnie dhe Herzegovinë, Croai, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni Veriore, dhe Shqipëri.

Por si mund të mbrohemi nga tërmetet?

-Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët, përpara se tërmeti të ju rrëzojë.

-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilie që nuk mund të rrëzohet mbi ty.

-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilie mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës

-Mbahuni fort pas një mobilieje të rëndë.

-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

-Shmangni padyshim, muret, pasqyrat, mobiljet e larta (dollapët) dhe objektet me shumë xham.

-Në rast se jeni në krevat qëndroni aty pa lëvizur dhe mbrojeni kokën me jastëk.

-Nëse jeni në karrocë, kyçni rrotat e saj dhe qëndroni në vend. Ndërkohë që kokën dhe qafën uleni dhe mbrojeni me duar.

-Nëse jeni jashtë shtëpie, gjeni një vend të sigurt ku mos ketë afër pemë, ndërtesa, automjete, etj.

-Nëse jeni në makinë, ndaloni.. ndizni bllokazhin, vetëm siguroheni që nuk keni parkuar poshtë ndonjë peme, apo në zona të tjera rreziku.

-Në rast se ndodheni në ndërtesa të larta, qëndroni aty dhe mos përdorni ashensorët. Qëndroni sa më larg dritareve dhe zonave të tjera të rrezikut.

-Në rast se ndodheni në stadium ose teatër, qëndroni ulur në stolin tuaj dhe mbroni kokën me duar. Qëndroni ashtu derisa lëkundjet të kenë përfunduar.

Të këshilluara

Pikturat më të njohura në botë (FOTO)

Mona Lisa Pikturuar nga: Leonardo da Vinci Viti: Aty rreth 1503 deri në 1519 A e dini se: Historianët thonë se deri para shekullit XX, "Mona Lisa" ishte shum...

12:36

Instagrami sjell një risi të re

Të njëjtën foto e postojmë në Facebook, Tëitter, WhatsApp apo Instagram. Madje tek kjo e fundit e postojmë disa herë; në Story dhe Feed sepse siç e thamë, DUHET...

16:00

Si të mos vuani nga ankthi i fundjavës

Ju ka ndodhur ndonjëherë që (përveç lumturisë), të ndjeni një 'siklet' sa herë vjen e premtja?! Jeni të shqetësuar se si do ta shpenzoni fundjavën dhe kj...

19:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI