Flash

"Unaza e re" protesë para prokurorisë: Ndaloni fadromat që po shkatërrojnë për të hapur sheshe ndërtimi

Lapsi.al 25 November 2019
"Unaza e re" protesë para prokurorisë: Ndaloni fadromat

Një protestë e jelek rozëve, banorëve të unazës së re që u prishen shtëpitë nga një projekt korruptiv i qeverisë, ka kaluar sot jashtë vëmendjes së përgjithshme të mediave. Vetë protesta ka pasur një fokus të veçantë, jo më tek unaza, apo përpara kryeministrisë, ku ata kanë manifestuar zakonisht, por përballë prokurorisë së Tiranës.

Banorët të shoqëruar edhe nga ish deputetë të opozitës kanë zgjedhur ta shfryjnë aty dufin e tyre për një fakt të thjeshtë. Sepse ky institucion, që është treguar i pafatë të zbardhë edhe vjedhjen 20 milionë euro të zbuluar nga emisioni " Të Paekspozuarit", tani ka shkuar edhe me tej, ka rrefuzuar të hapë hetime për një padi që opozita ka dorëzuar që në 18 nëntor përpara kësaj prokurorie. Në dokumentin e dorëzuar aty PD pretendon se: "Projekti korruptiv i Unazës re që po shkatrron banesat dhe jetët e banorve të këtij komuniteti duke prishur banesat dhe godinat e aktivitetit të tyre është nje projekt fiktiv i cili nuk ka per qellim te ndihmoj qytetaret per nje rruge me te mire, por te prishë banesat e tyre per projekte pallatesh me bazë korrupsioni ku mund edhe te pastrojnë parat e pista". 

Pra opozita kërkon që të ndërpriten prishjet e shtëpive pa u hetuar më parë se si u bë projekti i falur nga privati (jashtë asaj që parashikon ligji i sponsorizimeve), se si nuk ka një projekt se si përcakton se deri në çlargësi nga rruga prishen shtëpitë dhe se si firma që supozohet se ka dhuruar projektin Ave Consultin, nuk ka as gjeodet ashtu sikurse e kërkon ligji. Për të gjitha këto që Lapsi.al i ka sqaruar hollësisht në shkrimin poshtë, Prej mëse një jave institucioni i akuzës që friksohet se i hap punë qeverisë ka rrefuzuar të japë përgjigje. Ata nuk thonë as e hapim hetimin dhe as këto skandale nuk përbëjnë prova për të hetuar.

Lexo më tej:

Fakte dhe dokumenta të reja/ Si po kryhet grabitja e dytë e madhe tek Unaza e Re

 

 

   

Pikërisht kundër kësaj anësie me heshtje të prokurorisë, banorët kërkuan sot një përgjigje me protestën e tyre. Ata duan pezullim të përkohëshëm të aksionit me polici dhe fadroma deri sa të vërtetohet ose jo që këto veprime po bëhen konform ligjit. Ashtu sikurse thuhet në padinë e opozitës drejtuar prokurorisë: "Partia Demkoratike i ben thirje Prokurorisë të nisi menjeherë hetimet për këtë projekt fiktiv dhe korruptiv qe po bën genocid në uanzen e re dhe të pezullojë menjëherë punimet deri në perfundim te hetimeve siç e kerkon dhe ligji për këtë megavjedhje".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI