Flash

Tirana, Kukësi dhe Fieri ofrojnë pagat më të larta në vend, Lezha e Shkodra më të ulëtat

Lapsi.al 25 November 2019
Tirana, Kukësi dhe Fieri ofrojnë pagat më të larta në

Qarqet e Tiranës, Fierit dhe Kukësit ofrojnë pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018 sipas të dhënave të INSTAT.

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2018 është 50.589 lekë, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (57.533 lekë ), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 39.000 lekë).

Harta e pagave sipas rajoneve tregon se qarqet që kanë të zhvilluar industrinë fason dhe shërbimet kanë një nivel më të ulët të pagës mesatare për të punësuar, siç është rasti i qyteteve të, Shkodrës, Korçës.

Ndërsa qytetet që shfrytëzojnë burimet natyrore të tilla si Kukësi që e ka të bazuar punësimit kryesisht në administratë dhe miniera ka një nivel page mestarë më të lartë.

Pagat  e larta në qarkun e Kukësit vijnë në paradoks me të ardhura për frymë, të cilat nga më të ultat në shkallë vendi, por kjo ndodh për faktin se ka ende një papunësi shumë të lartë.

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (13,72 %), ndërsa qarku Shkodër ka pagën më të ulët (22,06 %).

Të dhënat tregojnë se bashkitë, të cilat kanë të zhvilluar punësimin ne sektorin e industrisë nxjerrëse kanë vlerën e pagës mesatare mujore shumë afër vlerës së asaj në nivel kombëtar.

Krahasuar me vitin 2017, paga mesatare mujore bruto gjatë vitit 2018 shfaq një tendencë rritjeje me 3,3 %.

Qarku Durrës ka rritjen më të madhe të pagave (5,0 %), ndërsa qarku i Kukës ka rritjen më të vogël (1,6 %), më 2018.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se përqindjen më të madhe të ndryshimit e kishte sektori i Arte, argëtim dhe çlodhje me 16,85 %, ndërsa kjo përqindje në sektorin e aktiviteteve të pasurive të paluajtshme u ul me 2,13 %.

Të dhënat tregojnë se qarqet që kanë të zhvilluar turizmin kanë ofruar paga më të larta vitin e kaluar. Qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Beratit ofruan rritjen më të madhe të pagës vitin e kaluar në raport më të tjerat. /monitor

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI