Flash

Rama për 'Shengenin Ballkanik': Unë iniciatori, Kosova po vetëizolohet

Lapsi.al 25 November 2019
Rama për 'Shengenin Ballkanik': Unë iniciatori, Kosova po

Kryeministri Edi Rama teksa deklaroi sot se ka qenë ai iniciatori për projektin e Shengenit të Rajonit, tha se ka pasur shumë debate me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i qeverisë theksoi se lëvizja e lirë e mallrave, por edhe e njerëzve, nënkupton që të hiqet trau mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa shtoi se kjo e fundit po vetëizolohet.

Mes të tjerash ai thumboi politikanët kosovarë, duke shtuar se patrioti nuk mund të bëhet duke qëndruar me pizhame në shtëpi.

“Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk më kupton. Shengeni rajonal është një vizon dhe një këmbëngulje nga ana ime, nga ana jonë, qysh në ditët e para të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar deri para pak muajsh nga presidenti i Serbisë me të cilin kam bërë debate. Nuk mund të bëjmë dot një marrëveshje rajonale mbi tregtinë, nëse nuk bëjmë marrëveshje për lëvizjen e lirë. A do të bashkohen kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kjo kupton heqje të atij trau. Kjo e vendos ne pozicionin më të favorshëm Kosovën. Kosova po vet izolohet brenda kufijve. Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”, theksoi ai.

Po ashtu kreu i Ekzekutivit tha se prioriteti i katër është regjimi i ri në vijën bregdetare. Ndër të tjera ai shtoi se brenda 2021 do iu shpërndahen pronarëve të gjitha ato toka që rezultojnë të jenë pa konflikte.

“E kemi parë tërë këto vite, vija bregdetare iu është marrë qytetarëve dhe ka mbetur në dorën e të fortëve….Flas për gjykatës që bëjnë gjykatësin gjatë orarit të punës dhe pastaj marrin qira për mijëra katrorët e vijës bregdetare. Regjimi mbi vijën bregdetare do ndryshojë plotësisht. Pas saj vjen prioritet tjetër, mbyllja e legalizimeve për shtëpitë. Dhe legalizimi përfundimtar i tokës bujqësore. Dhënia fund e torturës së njerëzve në Malësinë e Madhe, në Kukës, në Tropojë, në Tepelenë, në Gjirokastër, Vlorë, që nuk e njohin ligjin 7501. Janë kthyer në tokat e të parëve, kanë dakordësin për kufirin. Por s’bëjnë dot gjë me këtë tokë. Kam 6 vjet që çdo vit bëj mbledhje dhe dal më i paqartë se mbledhja paraardhëse. Të gjitha tokat që nuk janë me konflikt, brenda 2021 do u jepen njerëzve. Nuk mund të ketë as shantazh ndaj shtetit, pasi nuk ka shans njeri që të fusë në dorë lekët e shtetit dhe të marrë nga shpronësimet. Ca ti them unë asaj zonjës në Unazën e re që thotë; “qeveria më dha 130 mln leke”. Po sa donte zonja? Aq i takonte. Tjetra që lidhet me domosdoshmërinë tonë për të pasur një produkt final deri në fund të mandatit është transformimi i infrastrukturës së Universitetit. Tirana duhet të ketë infrastrukturën e saj. Siç kemi stadiumin më të bukur në rajon, duhet të kemi dhe universitetin më të bukur”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI