Flash

Rama flet për raste rrëqethëse: Plagë nga sistemi i kalbur i drejtësisë. Kush do përfitojë amnisti

Lapsi.al 25 November 2019
Rama flet për raste rrëqethëse: Plagë nga sistemi i kalbur i

Teksa është ndalur sot në ditën kundër dhunës ndaj grave, Edi Ramanuk ka lënë pa shigjetuar atë që e ka cilësuar si plagën e madhe që kemi si pasojë e një sistemi të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë në vend, që dhunuesit e grave i shpall të pafajshëm.

“Dy fjalë lidhur me momentin ku jemi për ditët e fushatës kundër dhunës ndaj grave. Pa dashur të marrë kohë me fjalët e përgjithshme dua të theksoj se edhe në këtë aspekt përsëri plaga e madhe e krijuar nga një sistem drejtësie i kalbur dhe korruptuar prek direkt integritetin fizik dhe dinjitetin e grave. Janë rrëqethëse dhe jo të pakta rastet kur dhuna ndaj grave ka kaluar mes sallës së gjyqit dhe dhunuesit janë shpallur të pafajshëm. Ashtu sikundër janë rrëqethëse rastet e përsëritjes së dhunës nga të njëjtë persona që kanë dalë të pafajshëm para gjyqit dhe janë rikthyer në sallën e gjyqit si dhunues përsëritës” - tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, ky është një aspekt që prek të drejtën në këtë vend do të adresohet me siguri me më shumë drejtësi nga sistemi i ri i drejtësisë.

Ndërkohë, sipas Ramës, Ministria e drejtësisë dhe specialistët janë angazhuar për të rishikuar legjislacionin dhe për të ndërmarrë një hap domethënës në adresimin e dhunës ndaj grave, jo në aspektin e masave por edhe në aspektin e mbështetjes ndaj tyre.

“Ministria e Drejtësisë me ekipin e saj janë duke përgatitur projektin e një amnistie të fundvitit që do të adresojë në radhë të parë nevojën për të lehtësuar gratë e dënuara dhe më të moshuarit bashkë me to”- tha ai.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI