Flash

Patozi: Nuk ka nevojë të zihemi se cili e do më shumë SPAK-un

Lapsi.al 25 November 2019
Patozi: Nuk ka nevojë të zihemi se cili e do më shumë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi reagoi për ngritjen e SPAK-ut, por me ironi tha se partitë politike nuk kanë pse të zihen se kush e do më shumë ngritjen e këtij organizmi hetimor që do luftojë korrupsionin në nivele të larta. “Kjo garë – thotë ai, – në të gjitha rastet përfundimi do të ishte më keq se tek legjenda e Homerit, kur Polifemi i tha Odiseut se si shpërblim për nderin do ta hante atë të fundit, pasi të kishte mbaruar punë me gjithë të tjerët”.

Statusi i plotë i Astrit Patozit në facebook:

Nuk ka nevojë fare të zihemi me njëri-tjetrin, se kush është gëzuar më shumë sot për ngritjen më në fund të SPAK-ut. Nuk ka shumë vlerë se cili e deshi më shumë në fillim, cili e tradhtoi rrugës dhe cili i mbeti besnik deri në fund krijimit të kësaj strukture të posaçme për goditjen e korrupsionit të niveleve të larta në Shqipëri.

Sepse është njësoj si të bësh garë se kush është më i zoti për t’i shpallur dashurinë një roboti apo kompjuteri, me shpresën se ai mund të ketë ndjeshmërinë për të zgjedhur pastaj atë që e do më shumë, në varësi të shprehjeve të ndjenjës.

Në të gjitha rastet përfundimi do të ishte më keq se tek legjenda e Homerit, kur Polifemi i tha Odiseut se si shpërblim për nderin do ta hante atë të fundit, pasi të kishte mbaruar punë me gjithë të tjerët. Ndaj edhe sot do të mjaftonte një mbështetje e heshtur, pa por…dhe sigurisht pa kushte. Me krahë të lehta SPAK-ut!

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI