Flash

OKB nxjerr shifrat alarmante: Një e treta e grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë

Lapsi.al 25 November 2019
OKB nxjerr shifrat alarmante: Një e treta e grave dhe vajzave në

Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerësojnë se një e treta e të gjitha grave dhe vajzave në botë përjetojnë dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre.

Sipas tyre, gjysmës së grave të prekura nga ky fenomen në të gjithë botën, u është ushtruar dhunë nga partnerët ose familja.

Të dhënat u publikuan të hënën e sotme, në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave.

Sipas raportit, numri i saktë i përdhunimeve dhe sulmeve seksuale është vështirë të dihet për shkak të frikës së shpeshtë të viktimave që t’i raportojnë ato.

Megjithatë, thekson raporti, rreth 15 milionë vajza adoleshente në të gjithë botën kanë pasur seks të detyruar në një moment të jetës së tyre.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është ndër shkeljet më të përhapura dhe më shkatërruese të të drejtave të njeriut, por shumë shpesh nuk raportohet për shkak të pandëshkueshmërisë, turpit dhe pabarazisë gjinore”, citon Rel raportin e publikuar nga Kombet e Bashkuara ditën e sotme.

Të këshilluara

Një foto/ Si lindi miti i Che Guevarës

Është kudo, edhe aty ku nuk e pret. Konsumizmi është “fati” paradoksal i një njeriu, që e kaloi gjithë jetën e tij duke e luftuar Mendon për Che Guevarën dhe...

10:29

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI