Flash

Ndarja e çmimeve Grammy 2019 (Foto)

Lapsi.al 25 November 2019
Ndarja e çmimeve Grammy 2019 (Foto)

Dje mbrëma, në Microsoft Theater në Los Angeles, u mbajt ceremonia e 47 e American Music Awards, ku u ndanë çmime për artistët dhe albumet më popullorë të 2019-s.

Ciara shërbeu si moderatore. Post Malone u nominua për shtatë çmime, ndërsa Ariana Grande dhe Billie Eilish nga gjashtë secila. Taylor Swift u nderua me çmimin Artist of the Decade (Artisti i Dekadës), duke u bërë kështu artistja me më shumë çmime nga AMA, me plot 29 të tillë.

SELENA GOMEZ

Selena Gomez performoi dy këngët e reja, “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now,” por diçka nuk shkoi siç duhet dhe këngëtarja stonoi. Billie Eilish performoi “All the Good Girls Go to Hell,” Lizzo performoi “Jerome,” Dua Lipa u ngjit në skenë me “Don’t Start Now” ndërsa Taylor Swift këndoi plot gjashtë këngë me mesazh subliminal.

DUA LIPA

TAYLOR SWIFT

BILLIE EILISH

Swift është një betejë me menaxherin Scooter Braun, i cili sipas saj, nuk e lejonte të këndonte këngët e saj të vjetra ngaqë ka blerë të drejtat e gjithë albumeve të Swift. Prandaj, veshja skenike e këngëtares kishte të shkruar titujt e albumeve që tashmë i përkasin Braun. Kënga që nisi performancën ishte “The Man,” që thekson se nëse Taylor do të kishte qenë burrë, do të kishte arritur gjithçka që meriton dhe askush s’do ta shfrytëzonte.

GREEN DAY

SHANIA TWAIN

TONI BRAXTON

CHRISTINA AGUILERA

Në AMA nuk mund të mungonte një copëz nostalgjie. Green Day u ngjitën në skenë me “Father of All” dhe Basket Case”; Christina Aguilera me “Fall On Me”; Toni Braxton me të pavdekshmen “Un-Break My Heart,” ndërsa Shania Twain habiti audiencën me këngët e artistëve të tjerë. Ikona e muzikës country performoi cover-a të “Rockstar” nga Post Malone, “Stressed Out” nga Twenty One Pilots,” “Shake It Off” nga Taylor Swift, “God’s Plan” nga Drake dhe sigurisht, përfundoi me “That Don’t Impress Me Much” dhe “Man! I Feel Like A Woman.”

Fituesit

ARTISTI I PREFERUAR—ALTERNATIVE ROCK

FITUES: Billie Eilish

Imagine Dragons

Panic! at the Disco

KËNGA E PREFERUAR—POP/ROCK

FITUES: Halsey, “Without Me”

Jonas Brothers, “Sucker”

Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus, “Old Town Road”

Panic! At The Disco, “High Hopes”

Post Malone & Swae Lee, “Sunflower (Spider-Man: Into the Spider-Verse)”

ALBUMI I PREFERUAR—POP/ROCK

FITUES: Taylor Swift, Lover

Billie Eilish, When We All Fall Asleep, Where Do We Go?

Ariana Grande, Thank U, Next

TURNEU I VITIT

FITUES: BTS

Ariana Grande

Elton John

P!nk

Ed Sheeran

BASHKËPUNIMI I VITIT

FITUES: Shawn Mendes & Camila Cabello, “Señorita”

Lady Gaga & Bradley Cooper, “Shallow”

Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus, “Old Town Road”

Marshmello & Bastille, “Happier”

Post Malone & Swae Lee, “Sunflower (Spider-Man: Into the Spider-Verse)”

ARTISTI I RI I VITIT

FITUES: Billie Eilish

Luke Combs

Lil Nas X

Të këshilluara

Gjendet e vdekur këngëtarja e pop-it

Ylli i muzikës Pop, koreania Goo Hara është gjetur e vdekur në banesën e saj në Seul vetëm dy javë pasi nisi turneun e saj për rikthim pas një përpjekje vetëvra...

18:27

Modelja e Playboy refuzon politikën

Maria Liman, e cila u quajt një nga tifozet më seksi gjatë botërorit në Rusi, në vitin 2018, ka refuzuar punën si zëdhënëse e një partie politike, pasi thotë që...

17:07

Justin i kërkon Hailey-t fëmijë (Foto)

Hailey Baldwin festoi ditëlindjen e 23-të dhe sigurisht këngëtari s'do ia lejonte vetes që kjo ditë të kalonte pa një super urim në Instagram. "Gëzuar ditëli...

11:30

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI