Flash

Kyreministri Boris Johnson zbulon programin zgjedhor, Brexit prioritet

Lapsi.al 25 November 2019
Kyreministri Boris Johnson zbulon programin zgjedhor, Brexit prioritet

Fillimisht të realizojmë Brexit-in dhe më pas të kthejmë faqen e masave shtrënguese theksoi kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili zbuloi sot planet e tij në rast fitoreje të zgjedhjeve të 12 dhjetorit në Britaninë e Madhe.

Për Boris Johnson, këto zgjedhje, të tretat në katër vite, janë e vetmja zgjidhje për të nxjerrë Britaninë nga ngërçi i Brexit, që ka ndarë vendin që prej votimit të Brexit nga 52% e britanikëve gjatë një referendumi në vitin 2016.

Në përpjekje për të bindur zgjedhësit, ai u premtoi atyre një dhuratë të parakohshme për Krishtlindje nëse rizgjidhet, rikthimin në Parlament që prej muajit të ardhshëm të projektligjit për marrëveshjen e tërheqjes nga Bashkimi Europian që ka negociuar me Brukselin, me objektivin për një Brexit në fund të janar.

“Ndërkohë që familjet po përgatiten të presin gjelat e tyre për Krishtlindje, dëshiroj që ata të përfitojnë nga periudha e festave për t’u çliruar nga drama në dukje pafund e Brexit”, deklaroi ai para prezantimit të programit të tij sot pasdite në West Midlands.

"Ky program do të realizojë Brexit-in dhe ne do të na mundësojë të ecim përpara dhe të nxisim potencialin e të gjithë vendit”, shtoi kryeministri.

Të këshilluara

Një foto/ Si lindi miti i Che Guevarës

Është kudo, edhe aty ku nuk e pret. Konsumizmi është “fati” paradoksal i një njeriu, që e kaloi gjithë jetën e tij duke e luftuar Mendon për Che Guevarën dhe...

10:29

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI