Flash

“Katër ambasadorë u thirrën në Paris”, Rama flet për mos hapjen e negociatave

Lapsi.al 25 November 2019
“Katër ambasadorë u thirrën në Paris”, Rama flet

Edi Rama tha sot si dëshmitar se mos hapja e negociatave për Shqipërinë ishte rezultat i një konflikti të brendshëm duke rrëfyer se janë thirrur në Paris pak ditë më parë 4 ambasadorët e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi për këtë proces.

“E kemi humbur këtë tren në 2019”, theksoi Rama por duke theksuar se do vazhdonte të bënte të njëjtën gjë në rast se vendimi do ishte pozitiv.

“Besoj që fakti që Gjermania konkludoi me një ‘Po’ të Bundestagut është një provë që përpjekjet tona rezultuan të suksesshme. Duke u përqendruar tek ajo po na është dhënë mundësia që në mungesë të vendimit për çeljen e negociatave të kemi një udhërrëfyes për procesin e integrimit europian.

Është fare e qartë nga ana tjetër se ajo që ndodhi natyrisht nuk mund të mos e trondiste opinionin publik dhe nuk mund të mos krijonte një ndjesi zemërimi, një pjesë ndaj qeverisë, një pjesë ndaj faktorëve të tjerë, brenda ose jashtë.

Ka shumë versione për këtë. Unë besoj se si dëshmitar i procesit mund të dëshmoj versionin tim që refuzimi në fund ishte rezultat i një konflikti të brendshëm që lidhet me divergjencat mes Francës e Gjermanisë për mënyrën se si duhet të reformohet BE.

Kaq e vërtetë është kjo sa që para pak ditësh në Paris janë thirrur 4 ambasadorë, i Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe Shqipërisë. Janë thirrur për të çelur një dialog lidhur me qëndrimin e Francës në raport me mënyrën e zgjerimit dhe mënyrën se si sipas Francës duhet të konfigurohet procesi. Pavarësisht se çfarë kemi bërë ne, pavarësisht se si duhet të reformohemi, vendimmarrja ishte fryt i brendshëm në Këshillin Europian që ka prodhuar një divergjencë. Ne e kemi humbur këtë tren në 2019 në funksion të kësaj divergjence. Pavarësisht vendimit, Shqipëria nuk ka asnjë rrugë tjetër. Ne do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që duhet të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv." deklaroi Rama sot në aktivitetin e organizuar për prezantimin e Paketës Speciale AntiKÇK (KÇK-Kap ça të kapësh). 

Pikërisht për të ilustruar këtë, ai solli si shembull reformën në drejtësi, për të cilën tha se nuk do ishte bërë kurrë nëse SHBA dhe BE nuk do ishin garant.

“Në procesin e shtetbërjes demokratike mjafton t’i referohemi reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi që edhe kështu jemi në një konflikt kurrë nuk do ishte bërë nëse nuk do ishte pjesë e këtij procesi. Kurrë nuk do ishte bërë nëse SHBA dhe BE nuk do ishin jo vetëm mbështetës por bashkudhëtarë, madje garant në këtë proces”, deklaroi kreu i qeverisë. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI