Flash

Banorët e Astirit protestë para prokurorisë: Hetoni projektin korruptiv të Unazës

Lapsi.al 25 November 2019
Banorët e Astirit protestë para prokurorisë: Hetoni projektin

Banorët e zonës së “Unazës së Re” janë vendosur para prokurorisë së Tiranë duke kërkuar nga kjo e fundit të hetojë projektin që u prishi atyre shtëpitë.

Banorët janë të shoqëruar edhe nga ish-deputetë të opozitës, të cilët i janë bashkuar protestës.

Protestuesit shprehen se nëse nuk do ketë drejtësi do të bëjnë vetëgjyqësi.“Rama ik” janë thirrjet e protestuesve para Prokurorisë.

Ndërsa mbajnë pankarta në duar, ku në një prej tyre shkruhet: "Herët a vonë drejtësia triumfon".

Pas një viti tek “Unaza e Re” filloi prishja e shtëpive, ndërsa banorët vijojnë protestat. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.

 

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI