Flash

5 filma ku aktorët kanë kryer vërtet marrëdhënie (Foto)

Lapsi.al 25 November 2019
5 filma ku aktorët kanë kryer vërtet marrëdhënie (Foto)

Meqë njerëzit bëjnë seks, disa regjisorë vendosën të përfshijnë në filmat e tyre skena natyrale, të paaktruara.

Në fjalë të tjera, aktorët në filmat e mëposhtëm bënë seks realisht para kamerave për hir të artit.

Love (2015) me regji të Gaspar Noé

Ky film përman një numër të konsiderueshëm skenash seksi të pasimuluara, duke përfshirë një treshe dhe një orgji. Filmi flet për një çift disfunksional dhe historia e tyre tregohet me kthime pas në kohë. Debutoi në Festivalin e Filmit në Kanë.

9 Songs (2004) me regji të Michael Winterbottom

Nëse skenat e seksit ju pëlqejnë me një lloj trishtimi rinor, 9 Songs është për ju. Filmi, në pak fjalë, flet për një çift që shkon nëpër koncerte të Franz Ferdinand e The Dandy Warhols. Nga koncerti në koncert, bëjnë shumë seks bashkë. Gjithçka është e vërtetë.

The Brown Bunny (2003) me regji të Vincent Gallo

Kur The Brown Bunny doli në kinema në vitin 2003, njerëzit s’pushonin dot së foluri për skenën e seksit oral mes Vincent Gallo dhe Chloë Sevigny. Theu gjithë tabutë dhe mbetet një prej skenave më të famshme të seksit të pasimuluar në kinematografi.

Intimacy (2001) me regji të Patrice Chéreau

Në këtë film britanik, një burrë bie në dashuri me gruan me të cilën bënte seks rastësor. Me kalimin e kohës, ai kupton që ajo është e martuar dhe s’ka ndërmend të divorcohet për të. Skenat e seksit janë të vërteta dhe kjo është goxha e rrallë për një film të famshëm që fitoi Best Film në Festivalin e Filmit në Berlin.

Scarlet Diva (2000) me regji të Asia Argento

Filmi është shkruar, aktruar dhe me regji të Asia Argento. Ngjarjet janë një semi-autobiografi e jetës së Argentos si aktore. Pasi u publikua, ajo konfirmoi se shumica e skenave të seksit ishin të pasimuluara.

Të këshilluara

Ndarja e çmimeve Grammy 2019 (Foto)

Dje mbrëma, në Microsoft Theater në Los Angeles, u mbajt ceremonia e 47 e American Music Awards, ku u ndanë çmime për artistët dhe albumet më popullorë të 2019-...

11:23

Gjendet e vdekur këngëtarja e pop-it

Ylli i muzikës Pop, koreania Goo Hara është gjetur e vdekur në banesën e saj në Seul vetëm dy javë pasi nisi turneun e saj për rikthim pas një përpjekje vetëvra...

18:27

Modelja e Playboy refuzon politikën

Maria Liman, e cila u quajt një nga tifozet më seksi gjatë botërorit në Rusi, në vitin 2018, ka refuzuar punën si zëdhënëse e një partie politike, pasi thotë që...

17:07

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI