Flash

Personazhet që u surprizuan nga nominimet Grammy 2019

Lapsi.al 24 November 2019
Personazhet që u surprizuan nga nominimet Grammy 2019

Lista e nominimeve për çmimet Grammy është gjithnjë e mbushur me surpriza dhe sigurisht kështu ishte dhe këtë vit. Askush nuk e kishte menduar që albumi (EP) i Lil Nas (e keni parasysh, reperi që u bë i njohur nga Old Town Road), do të ishte ne garë për albumin më të mirë të vitit, ndërkohë që albumet e Taylor Swift, Beyonce, Ed Sheeran dhe Bruce Springstean jo. Nisur nga kjo, ja ku është një përmbledhje e shpejtë e të gjithë artistëve të famshëm që janë lënë jashtë nominimeve për Grammy-t e këtij viti dhe e të rinjëve( e jo vetëm) që janë bërë pjesë e listës në mënyrë surprizë.

Të lënit jashtë: Hasley. Ende nuk është nominuar në karrierën e saj në një prej 4 kategorive kryesore të Grammy’s. Fatkeqësisht as këtë vit, edhe pse kishte një hit që qëndroi në majat e klasifikimeve si “Without Me”. Ka marrë gjithë dashurinë e nevojshme nga Emmy’s apo CMA’s në 2019 por me Grammy-t nuk është e thënë të ndodhë. Sam Smith. As bashkëpunimi i tij me Normani, “Dancing with a Stranger” nuk arriti të bëhej pjesë e listës së nominimeve. E pavarësisht suksesit dhe talentit të tij, Smith, që pas fitores së 4 trofeve të Grammy’s 5 vite më parë, nuk është nominuar më asnjëherë. Ed Sheeran. Po, po Ed Sheeran nuk ka marë një nominim as për këngën, regjistrimin apo albumin e vitit, për herë të dytë rradhazi. Pra nuk mori as për “Divide”, as për “No.6 Collaboations Project” tani, pavarësisht se 2019, nisur nga thyerja e rekordeve të numrit të koncerteve që mbajti nga turi botëror dhe publikimi i hiteve njëri pas tjetrit, ka qenë pa asnjë dyshim viti i tij në muzikë. Lewis Capaldi. Në fakt kënga e tij “Someone You Loved”, që me siguri e dini të gjithë, është nominuar për këngën e vitit, por nga ana tjetër ai është lënë jashtë listës për artistin e ri më të mirë të vitit, gjë që është e çuditshme. Taylor Swift. Sërish albumi i saj nuk nominohet nga juria e Grammy’s, po flasim për projektin muzikor “Lover” dhe tani kjo bëhet hera e parë që Swift ka dy albume njëri pas tjetrit të pavlerësuara nga akademia e muzikës. Megjithatë njëra prej kënëvë është në listën për këngën e vitit, hera e katërt që artistja është pjesë e kësaj kategorie. Edhe një dhe thyen rekordin. Jonas Brothers. Edhe pse janë nominuar për grupin pop më të mirë, falë performancës në këngën “Sucker”, ata nuk u bënë pjesë e listës për çmimet e rëndësishme. Dhe në fakt juria e Grammy’s nuk është shumë miqësore me muzikën pop komerçiale, kujtojmë që në 2016 nuk nominuan për këngën e vitit “Can’t Stop the Feeling” nga Justin Timberlake, që atëherë ishte kënga më e dëgjuar në botë. Ndërkohë, këto janë surprizat e nominimeve: Michelle Obama. Po pikërisht ajo Michelle Obama. Ish-zonja e parë është nominuar për albumin më të mirë të fjalimeve, për projektin e saj “Becoming”. Dhe nëse triumfon do të bëhet e dyta “Zonjë e Parë” që do të fitojë, pas Hillary Clinton në 1996. Edhe në vitin që nuk ka nxjerrë asnjë album apo projekt muzikor të rëndësishëm, Beyonce ka marrë 4 nominime. Kështu, nominimet e saj totale shkojnë në 70 dhe është ende më afër artistes që mban rekordin absslut, Quincy Jones, me 80 nominime. Nipsey Hussle. Reperi është i nominuar për 3 çmime Grammy (pas vdekjes), për albumin që e nxorri vetëm dy javë përpara se të largohej nga jeta, më 15 shkurt të këtij viti. Por kjo nuk është hera e parë që ai nominohet, pasi gjithashtu ka qenë në listë për albumin më të mirë me projektin e tij debutues “Victory Lap”. Lizzo. Artistja që mund ta keni dëgjuar gjatë gjithë këtyre kohëve me këngë si “Truth Hurts”, është më e nominuara këtë vit, në plot 8 kategori, përfshirë dhe 4 kryesoret. Billie Eilish. Adoleshentja që kur këndon është personi më i errët në botë, por kur flet është vajza më e ëmbël, ka më pak se Lizzo, pra 6 nominime, por gjithashtu është pjesë e kategorive të mëdha. “Bad Guy” është kënga e saj përfaqësuese në këto çmime Grammy.

Të këshilluara

Ledri Vula vuan nga kjo sëmundje

Ledri Vula është një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër artistët më të suksesshëm të momentit. Ai numëron plot 1.4 milionë ndjekës në llogarinë e ti...

15:01

Iggy Azalea bëhet pre e grabitësve

Revista “People” ka zbuluar se shtëpia e reperes australiane Iggy Azela dhe partnerit të saj, Playboi Carti, është plaçkitur nga hajdutët javën e kaluar. Çif...

12:29

Eleni Foureira pjesë e Festivalit të RTSH

Festivali i Këngës në RTSH, këtë vit është plot surpriza! Këtë vit festivali i njohur i është besuar dyshes, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka dhe pritet të ketë ...

18:24

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI