Flash

Përplasja/ Rama: Të çmendurit sulmojnë ambasadat. Meta i kujton Xibrakën

Lapsi.al 24 November 2019
Përplasja/ Rama: Të çmendurit sulmojnë ambasadat. Meta i

Nuk kanë munguar përplajset në distancë mes krerëve të shtetit as të dielën. Ishte fillimisht Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës që shigjetoi mazhorancën kur komentoi një iniciativë të saj për të ndryshuar ligjin që i jep kreut të shtetit të drejtën e betimit para tij të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës. Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!” – shkroi Blushi në rrjetet sociale.

Më pas ishte kryeministri Edi Rama që njoftoi se do të shpallë të hënën paketën “anti KÇK” kundër krimit dhe korrupsionit, por nuk ka la shigjetuar Presidentin e Republikës dhe sulmet e tij ndaj selive diplomatike.

“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë dhe ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri, se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres dhe drejtësi” - shkruan Rama.

Nuk vonoi përgjigjja e Presidencës që sërish me anë të zëdhënësit Tedi Blushi tha se “kryeministri ka partnerë vetëm Xibrakën dhe Kolumbinë”.

Për këtë përplasje pyet në mbrëmje edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha që fillimisht tha se “nuk komentonte asnjë koment të Presidentit apo të ambasadorëve”, por shtoi se “Rama është fshehur gjithmonë pas ndërkombëtarëve”. Të njëjtën gjë tha Basha e ka bërë për kanabisin dhe të njëjtën gjë po bën edhe tani me kapjen e reformës në drejtësi.

Përplasja pritet të thellohet gjatë kësaj jave, kur pritet që Meta të shpallë idenë e tij të referendumit ndërsa mazhoranca ta “zhveshë” kreun e shtetit nga një tjetër kompetencë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI