Flash

Menaxheri i kërkon Taylor të zgjidhin konfliktin,'Fëmijët e mi janë kërcënuar'

Lapsi.al 24 November 2019
Menaxheri i kërkon Taylor të zgjidhin

E gjitha nisi për këngën e vjetra të Swift. Me pak fjalë, Taylor e la “Big Machine Records” këtë vit, ku kishte regjistuar 6 albumet e saj të parë dhe menaxheri Scooter Braun e bleu, duke zotëruar kështu të drejtat për pjesën më të madhe të këngëve të saj. Taylor nuk ishte e lumtur për këtë, sidomos për faktin që ishte përpjekur që t’i blinte këngët e veta, pra t’i kishte në zotërimin e saj. Megjithatë konflikti mes tyre kishte “rrënjë” të thella, duke qenë se Braun akuzohej nga Swift për bullizëm dhe që gjatë gjithë karrierës së saj ky njeri ishte përpjekur që t’i bënte keq.

Më pas, në 14 nëntor, me anë të një postimi në Tumblr, me titullin “Nuk di çfarë tjetër të bëj”, Taylor tregonte se Scooter dhe CEO i Big Machine, Scott Borchetta, e kishin ndaluar që të luante këngët e saj më të suksesshme në ceremoninë e AMAs, ku do të merrte çmimin si “Artisti i Dekadës”. Madje ajo tha se Netflix kishte bërë një dokumentar për karrierën e saj, por Scott dhe Scooter kanë kundërshtuar përdorimin e muzikës që ata zotërojnë në këtë projekt.

Në të njejtën ditë që kjo deklaratë u bë, përfaqësuesi i Taylor, Tree Paine, bëri një prenoncim në emër të artistes, ku sërish i mëshoi faktit që kompania ja ndalonte asaj t’i luante këngët e vjetra në eventin e rëndësishëm të AMAs. Dhe për sa i përket pjesës së parave, ajo u shpreh se në fakt Big Machine duhet t’i paguante Taylor 7.9 milionë dollarë, pra ata i kishin borxh dhe jo e kundërta. Gjatë gjithë kësaj kohe, si vetë këngëtarja, po ashtu dhe ekipi i saj kanë bërë thirrje që fansat apo personat që e ndjekin, t’i shprehin ndjenjat apo gjithë zemërimin Scooter Braun-it apo Scott Borchett-ës, pa u kursyer, detaj që do na duhet pak më vonë.

Dhe u deshën pak ditë, por drejtësia erdhi në vend! Taylor zyrtarisht u lejua që të këndonte hitet e saj më të mëdha gjatë performancës që do të japë në AMAs fundjavën tjetër. Por ky fakt nuk i ka zgjidhur konfliktet mes këngëtares dhe menaxherëve. Pas shumë muajsh përmendje në këtë çeshtje, Scotter Braun më në fund u shpreh me anë të kompanisë së tij të enjten, ku njoftonte që gjithçka kishte ardhur për shkak të mos komunikimit. Dhe ditën e djeshme, ai reagoi në profilin e tij të Instagram-it, ku në një kërkesë drejtuar Swift, ndër të tjera tregonte se po fliste publikisht për shkak se fëmijët e tij kishin marrë kërcënime për vdekje.

Të këshilluara

Ledri Vula vuan nga kjo sëmundje

Ledri Vula është një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër artistët më të suksesshëm të momentit. Ai numëron plot 1.4 milionë ndjekës në llogarinë e ti...

15:01

Iggy Azalea bëhet pre e grabitësve

Revista “People” ka zbuluar se shtëpia e reperes australiane Iggy Azela dhe partnerit të saj, Playboi Carti, është plaçkitur nga hajdutët javën e kaluar. Çif...

12:29

Eleni Foureira pjesë e Festivalit të RTSH

Festivali i Këngës në RTSH, këtë vit është plot surpriza! Këtë vit festivali i njohur i është besuar dyshes, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka dhe pritet të ketë ...

18:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI