Flash

Refuzoi të njohë vendimin e KPA për shkarkimin/ Besnik Muçi letër Gjykatës Kushtetuese: Pres vendimin tuaj për mandatin tim

Lapsi.al 22 November 2019
Refuzoi të njohë vendimin e KPA për shkarkimin/ Besnik

Një ditë pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e tij nga detyra, Besnik Muçi i është drejtuar sot me një shkresë Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon kësaj gjykate të vendosë nëse e ka ende mandatin si gjykatës në këtë institucion.

“Sipas nenit 179/b, pika 3 të Kushtetutës unë nuk përfshihem si subjekt i rivlerësimit ex

officio për shkak të funksionit të Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, pasi këtë funksion unë nuk e

kam pasur në momentin e hyrjes në fuqi të Ligjit nr. 76 të vitit 2016. 

Procesi i rivlerësimit tim ka filluar ex officio për shkak të funksionit të Prokurorit që unë kam

mbajtur deri më datë 18 tetor 2019. Me përfundimin e këtij statusi, sikurse parashtrova më sipër,

objekti për të cilin ka filluar procedura e rivlerësimit apo qëllimi i këtij procesi është bërë i

pamundur.” - thotë Mucin e letrën e tij, ndërsa thekson se pavarësisht pretendimeve të tij, mbetet në pritje të vendimi të të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim

si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Pavarësisht sa më sipër, me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të

Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje

të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim

si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në përmbushje të detyrimeve të nenit 127 të Kushtetutës dhe

nenit 9 të ligjit Nr. 8577, datë 10.02.2000 në një afat sa më të shpejtë të mundur.

Deri në marrjen e këtij vendimi, ju njoftoj se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese

dhe ligjore.” përfundon Muçi.

Të këshilluara

Alarm për bombë në qendër të Tiranës

Alarm për bombë tek bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë, ku mësohet se një çantë e dyshimtë ka vënë në lëvizje policinë. Kjo e fundit ndodhet në vendin e ngjar...

11:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI