Flash

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Pete Davidson flet për Ariana Grande

Lapsi.al 22 November 2019
Pete Davidson flet për Ariana Grande

Pete Davidson është ylli i ri i kopertinës së revistës Paper”, ku u intervistua nga miku i tij Tommy Dorfman. Dorfman e pyeti Davidson në fund të intervistës, nëse ai dëshironte të fliste për Ariana Grande-n, me të cilën ishte i lidhur pranverën e kaluar.

Ata u fejuan në maj të vitit 2018 dhe u ndanë në tetor 2018.  Që nga ajo kohë Davidson ka pasur një sërë lidhjesh të tjera me Kate Beckinsale, Margaret Qualley dhe tani është aktualisht në një romancë me Kaia Gerber.

“Unë kurrë nuk bëj deklarata publike në lidhje me marrëdhëniet sepse thjesht nuk mendoj se është e drejtë, më kupton? Unë zakonisht shprehem sesi ndjehem përmes punës. Kështu që, shpresoj që ajo të jetë mirë. Shpresoj që ajo të jetë shumë e lumtur. Dhe kjo është e gjitha”, u shpreh ai.

Kur u pyet se cila është gjuha e tij e dashurisë, Davidson tha:

“Gjuha ime e dashurisë, kur jam në një lidhje, është që unë e trajtoj personin me të cilin jam, si një princeshë. Unë përpiqem të shkoj sa më lart dhe më gjerë që të jetë e mundur, sepse kjo është ajo që duhet të bësh! Nëse ti je në një marrëdhënie me dikë, thjesht supozon ta bësh atë person të ndjehet sa më i veçantë të jetë e mundur. Por nganjëherë kur i jep aq shumë dikujt, kjo i huton ata”.

Por një nga mësimet e tij më të mëdha nga marrëdhëniet e së kaluarës është se, ato janë të tijat, jo të publikut.

“Nuk është puna e askujt tjetër”, tha ai.

Të këshilluara

Demi Lovato, dyshime për shtatëzani

Demi Lovato publikoi një fotografi në Instagram ku dukej sikur ishte shtatzënë. Në fakt, ajo po xhironte sezonin final të “Will & Grace” ku ka rolin e Jenny...

12:27

Selena njofton datën e albumit të ri

Fansat e Selena Gomez kanë marrë lajmin e madh. Këngëtarja publikoi datën e albumit të saj të shumëpritur. Më 10 janar Interscope Records do nxjerrë në treg alb...

11:20

Anulohet Victoria Secret dhe këtë vit

Marka e veshjeve të brendshme Victoria’s Secret ka anuluar shfaqjen e saj vjetore të modës. Vendimi është marrë në mes vlerësimeve në ulje për markën dhe kritik...

10:50

Miley ndahet nga Docy Simpson

Duket se ka mbaruar gjithçka në mes këngëtares amerikane, Miley Cyrus dhe partnerit të saj, Cody Simpson. Meqenëse ajo u nda nga e dashura Kaitlynn Carter, yll...

21:36

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI