Flash

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Përfaqësuesi i opozitës: S’bëhemi pjesë e pazareve të Ramës

Lapsi.al 22 November 2019
Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është mbledhur sot, ku do të shqyrtohet mbi veprimet apo mosveprimet e kreut të shtetit sa i takon dekretit të zgjedhjeve. Kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja tha se në mbledhje do të diskutohet për dy raportet e Komisionit të Venecias, paraprakun dhe atë përfundimtar.

Kërkesa për shkarkim është bërë nga maxhoranca, kur Meta vendosi që të shtyjë datën e zgjedhjeve, duke zhdekretuar 30 qershorin.

“Kemi lënë që në një seancë të Komision, do të bëhet shqyrtimi i raportit të Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias është shprehur me dy opinione, një paraprak dhe një final. Kolegët e mi të komisionit e kanë marrë opinionin e Venecia, të përkthyer nga shërbimet e Kuvendit. Si dhe përveç administrimit, po në zbatim të planit të hetimit, do të administrohen edhe informacionet e dhëna nga institucionet”, tha Manja.

Ndërkohë, nënkryetari i këtij komisioni, Alban Zeneli, përfaqësues i opozitës në Kuvend, tha se ky komision nuk duhet të vonohet me marrjen e një vendimi sa i takon kësaj çështje. Mes të tjerash ai tha se nuk do të bëhet pjesë e asnjë retorike nga kryeministri Rama apo dhe përfaqësues të tjerë të maxhorancës, ndërsa shtoi se komisioni duhet të japë qëndrimin e tij; e ka shkelur apo jo Meta Kushtetuën.

“Kjo është seancë e rëndësishme, pasi po hetojmë për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, një president. Ky komision duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Është më e qenësishme integritet i këtij komisioni, sesa çdo lloj vendimi që duhet të marrë. Gjej rastin t’ju them se ka një arsye dhe qëllim që është ngritur ky komision. Jemi pak të vonuar, pasi ne kemi pasur kohë të mjaftueshme që ai qëllim që është ngritur ky komision, duhet të kishte mbaruar më herët. Rama ka dalë para Kuvendit dhe ka thënë; ‘që ai nuk e meriton atë pozicion që ka’. Ne sa më parë, administrimin e këtyre dokumenteve që na kanë ardhur, t’i shqyrtojmë që sot dhe të dalim në një vendim të prerë, se nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën apo jo. S’do të bëhem pjesë e asnjë retorike apo pazari që doni të bëni me presidentin e Republikës. Ndaj, dua nga ju që një orë e më përpara të marrim në shqyrtim të gjitha informacionet e ardhura nga institucionet. Rama bashkë me drejtues politikë të PS, kanë dalë para opinionit publik dhe kanë thënë; se presidenti nuk e meriton të qëndrojë në atë zyrë." - u shpreh ai.

Të këshilluara

Alarm për bombë në qendër të Tiranës

Alarm për bombë tek bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë, ku mësohet se një çantë e dyshimtë ka vënë në lëvizje policinë. Kjo e fundit ndodhet në vendin e ngjar...

11:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI