Flash

Ilir Meta: Të ndalim një diktataturë të re. Rama kontrollon gjithçka

Lapsi.al 22 November 2019
Ilir Meta: Të ndalim një diktataturë të re. Rama kontrollon

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka rritur tonet kundër kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij po e çon vendin drejt një diktature të re. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Kushtetuta është vija e kuqe, mbrojtja e së cilës do të bëhet përmes një referendumi. Më tej ai i kērkoi popullit të çohet të marrë vetë fatet e tij në dorë. Sot sipas Metës tha nuk ka më ndarje mes legjislativit dhe ekzekutivit, por të dyja janë bërë njësh, si dhe të gjitha bashkitë janë kapur nga qeverisja aktuale. Ndërkohë që me tone të ashpra tha se vendi po shpopullohet.

“Siç Komisioni i Venecias pati paralajmëruar zbatimi i këtij procesi do të duhet të ishte i kujdesshëm dhe gradual. Qëllimin i reformës nuk ishte falimentimi i sistemit gjyqësor.

Ndryshe nga çfarë këshilloi Venecia zbatimi i reformës në drejtësi është i njëanshëm.

Jemi përpara një situate edhe më dramatike ku Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim të përqendrimin e të gjitha pushteteve ndaj kryeministrit aktual. Jemi në kushtet kur legjislativi dhe ekzekutivi janë bërë njësh. Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit.

Ku vendi është lënë qëllimisht prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë ku si pasojë janë 32 mijë çështje gjyqësore.

Ku prokurori i përgjithshëm i përkohshëm term që nuk ekziston në Kushtetutë, u emërua për të korrur këto rezultate të mahnitshme.

Vendi po shpopullohet pa mbarim. Nuk ka më asnjë investim serioz nga SHBA, Gjermania apo Italia. Është koha t’i themi ndal”, tha Meta

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI