Flash

Zbërthimi/ Çfarë fitoi Basha nga aleatët e tij europianë

Lapsi.al 21 November 2019
Zbërthimi/ Çfarë fitoi Basha nga aleatët e tij
Udhëtimi i Lulzim Bashës drejt Zagrepit në tubimin e partive të së djathtës europiane nuk ka shkuar kot. Prej andej lideri i PD-së ka arritur të marrë një rezolutë, nga më të fortat që janë bërë ndonjëherë kundër qeverisjes në Shqipëri. Kongresi i PPE ka miratuar unanimisht një dokument që për nga ashpërsia dhe dhe thënia troç e gjërave është ku e ku i një niveli më të lartë sesa 9 pikat e përcaktuara nga Bundestagu gjerman(lexo linkun poshtë) për të hapur negociatat me vendin tonë.

Skanimi/ Gjithçka duhet të dini për votimin e Bundestagut për Shqipërinë

Ndonëse në linja të përgjithshme sugjerimet dhe kushtet janë po ato duket se koha e kaluar dhe agravimi i krizës ka ndikuar mbi vënjen e gishtit mbi problemet Po të lexohet me vëmendje aty ka një kërkesë të drejëpërdrejtë për hetimin e sukssshëm (pra jo me propogandë-pika 5) të politikanëve që janë përshshirë në vjedhjen e votave në bashkëpunim me kriminelët. Aty bëhet një referencë e hapur për mazhorancën që shpërfilli ligjin e dekriminalizimit të miratuar me mbështetje ndërkombëtare, duke kandiduar edhe në votimet e 30 qershorit individë me rekorde kriminale. Rezoluta që e quanë këtë një fenomen të vazhdueshëm (pra jo një rastësi nga padituaria siç pretendon Rama- pika 6) bën thirrje për largimin dhe ndëshkimin e këtyre zyrtarëve. Ndryshe nga propaganda zyrtare që pretendon se e ka fituar luftën me kultivimin e kanabisit, rezoluta kërkon rezultate bindëse dhe jo fjalë (pika 8), madje edhe dënimin e politikanëve të përfshirë duke lënë qartë të kuptohet se ky është një proces i dirigjuar nga lart.

Rezoluta për Shqipërinë, PPE: Zgjidhni krizën politike, bëni zgjedhje të lira e të ndershme!

Pra nuk ka dyshim se aleatët e saj të djathtë i kanë noterizuar të gjitha linjat kryesore të analizës që PD i bën vendit dhe ky përbën një nga sukseset e rralla të kësaj partie në rrafshin ndërkombëtar. Se sa e rëndësishme është kjo mjafton të përmendet fakti se këto parti aleate nuk ishin në unison me PD gjatë kohës së çadrës madje lëshuan edhe sinjale për përjashtimin e saj nga familja e djathtë nëse vazhdonte me rrugën radikale. Por, nga ana tjerër kjo rezolutë është larg së qeni një fitore përfundimtare. Ndonëse Partia Popullore Europiane është forca kryesore politike në Europë, ndonëse ajo ka grupin më të madh të eurodeputetëve në Parlamentin Europian, donëse këto parti qeverisin vende si Gjermania, Austria, Irlanda, Kroacia, Rumania, Norvegjia, Hungaria etj, pikat e kësaj rezolute nuk shndërohen automatikisht në politika shtetërore. Së pari parlamenti Europian ka pak ndikim në vendimmarrjen e burokratëve të Brukselit dhe së dyti qeveritë e veçanta, përpos politikave që u përcaktojnë partitë ndikohen shumë edhe nga hierarkia e administratës shtetërore. Pra efekti i kësaj resolute bnuk është automatic dhe i menjëhershëm. Megjithatë, duke pohuar këtë duhet prnuar se ai është një nga dokumentet më fshikullues për qeverisjen 6 vjeçare të Edi Ramës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI