Flash

Spekullimi/ Gazeta "Koha Jonë" boton foton e ambasadorit Soreca me zyrtaren e rilindjes

Lapsi.al 21 November 2019
Spekullimi/ Gazeta "Koha Jonë" boton foton e ambasadorit Soreca

Në kohën që në të gjitha mjediset politike dhe gazetareske po qarkullon thashethemi pa asnjë provë, se ekziston videoja e një zyrtareje të Rilindjes që ka një lidhje të veçantë me një diplomat të lartë, gazeta Koha Jonë i ka hedhur benzinë zjarrit të spekulimeve.

Sot pasdite në faqen e saj online gazeta ka hedhur një foto të ambasadorit të BE, Soreca me zëvendës ministren e brendëshme Romina Kuko. Gazeta, shumë e afërt me qëndrimet e Presidentit Meta e ka shoqëruar foton me një tekst sa të pakuptimtë po aq edhe të mbushur me aluzione.

"Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit. Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme, ndryshe nga parardhësja e tij, Vlahutin e cila vizitonte me shumë ministrinë e Transportëve të asaj kohe, duke qenë pasionante për infrastrukturën moderne" shkruhet në tekstin ku kuptohet qartë se fokusi nuk ka të bëjë aspak me përkushtimin e luftës ndaj krimit.

Duket qartë se në ky lloj ushtrimi i profesionit të gazetarit nuk ka asgjë të përbashkët me raportimin e fakteve reale, por ai i shërben më shumë situatës së ngarkuar të debatit që po zhvillohet lidhur me diplomatët e kapur nga Rama të cilët presidenti meta i etiketoi sot si një "grup të strukturuar"

©Lapsi.al

Të këshilluara

Gigi, rikthim me Zayn

Gigi Hadid i dha fund romancës së verës me Tyler Cameron për t'ju kthyer dashurisë së vjetër, Zayn Malik! Mos e keqkuptoni fjalën "kthyer" (sepse nuk ka ende nj...

17:34

Përgatitje për një 'Joker' të dytë

Fundjavën e kaluar, ""Joker"" – filmi i Todd Phillips që tregon origjinën e armikut të Batman – tejkaloi 1 miliardë dollarë fitime nga shitjet e biletave në gji...

15:15

Billie Eilish bën histori në muzikë

Billie Eilish, vetëm 17-vjeç hyri në histori sot, duke u nominuar në 4 kategoritë kryesore për çmimet Grammy! Eilish është zyrtarisht këngëtarja më e re që thye...

14:35

Modelja zbulon se vuan nga sëmundja e keqe

Modelja Slick Woods, fytyra e fushatës së Fenty Beauty, zbuloi se momentalisht, po bën kimioterapi. “Çfarë mendoj për kimioterapinë. Përshëndes të gjithë ata...

14:00

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr në periferi të Vlorës

Një zjarr ka përfshirë këtë të shtunë periferinë e qytetit të Vlorës, ndërsa temperaturat e larta dhe er...

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI