Flash

Nis transmetimin Euronews Albania, media më e re informative për shqiptarët në Ballkan

Lapsi.al 21 November 2019
Nis transmetimin Euronews Albania, media më e re informative për

Tiranë, 21 nëntor 2019. Euronews Albania dhe Euronews Group njoftuan nisjen e transmetimit të kanalit Euronews Albania nga kryeqyteti i Shqipërisë, për audiencën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Platforma mediatike do të shërbejë si një “studio e madhe” lajmesh për të gjitha territoret shqipfolëse në rajon e në diasporë. Ngjarja cilësohet si një arritje për Euronews Group, sepse Euronews Albania është i pari franchaise në historinë e grupit. Euronews është kanali numër një ndërkombëtar i lajmeve në Europë. Euronews Albania përfaqëson një model mediatik, që përpiqet të mishërojë të njëjtat standarde dhe vlera profesionale të degës prestigjioze europiane, Euronews.

Në përputhje me sloganin e tij, “Të gjitha këndvështrimet, të gjithë zërat, të gjithë të mirëpritur”, Euronews Albania do të garantojë raportim të paanshëm dhe të pavarur. Transmetimet në gjuhën shqipe, në televizion dhe në platformat digjitale, do t’u bashkëngjiten 12 gjuhëve të tjera të Euronews Group dhe do të mundësojnë dialogun midis Europës dhe shqiptarëve në rajon.

Themeluesi i Euronews Albania, zoti Theodhori Cami, u shpreh: “Qëkurse krijuam këtë partneritet me Euronews-in një vit më parë, kemi punuar në mënyrë intensive për të sjellë në jetë një investim njerëzor dhe teknologjik në tregun mediatik shqiptar. Sot, në ditën e materializimit të një ëndrre të madhe, të një projekti që do të jetë një forum për opinionet e shqiptarëve nëpër botë, ndihem veçanërisht krenar. Misioni ynë është të raportojmë në mënyrë të paanshme, duke paraqitur të gjitha pikëpamjet. Përmes angazhimit tonë për të verifikuar faktet si dhe për të raportuar në nivele sa më të larta, kam besim se Euronews Albania do të revolucionarizojë tregun e lajmeve në rajon”.

Zoti Michael Peters, CEO i Euronews, deklaroi: “Jam shumë krenar që Euronews Albania, franchaise ynë i parë, po nis transmetimet. Kjo është një ditë e madhe për Euronews-in. Emri i këtij kanali është i njohur në të gjithë Europën dhe përtej, si përçues i lajmeve të paanshme dhe i gazetarisë së pavarur. Kam besim se ky stacion i ri do t’i ofrojë të njëjtat vlera audiencës shqipfolëse, sikurse jam i bindur se do të spikatë menjëherë për cilësinë e ndikimin në mënyrën se si bëhet gazetari. Duke u bazuar këto vlera, Euronews Albania do të sjellë në treg një zë tejet të nevojshëm. Megjithëkëtë, puna jonë shkon përtej kësaj. Ne po ndërtojmë një urë dhe, si gjithnjë, kur ndërtohet një urë, krijohen dy rrugë. Nëse përmes këtij projekti po sjellim pakëz Europë në Shqipëri, gjithaq e vërtetë është edhe e kundërta: ky projekt do të përhapë pak Shqipëri në Europë.

Sot, Euronews Albania përbëhet nga një ekip prej 150 profesionistësh të trajnuar në mënyrë të vazhdueshme nga drejtues të Euronews Group për mënyrat më të fundit të prodhimit të lajmit dhe për teknikat e raportimit, si: MoJo (Mobile Journalism), edicionet informative dhe digital media-n. Gjatë 24 orëve të transmetimit, Euronews Albania do të mbulojë ngjarjet kryesore vendore dhe ndërkombëtare përmes korrespondentëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Brukseli, krahas korrespondentëve të tjerë të Euronews Group në mbarë botën.

Euronews është kanali informativ numër një në Europë, me mbi 400 milionë shikues anembanë globit dhe me 142 milionë shikues në muaj, sipas të dhënave të Global Web Index. 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI