Flash

Mustafaj: Meta po bën përpjekje serioze për mbrojtjen e Kushtetutës

Lapsi.al 21 November 2019
Mustafaj: Meta po bën përpjekje serioze për mbrojtjen e

Analisti i njohur Besnik Mustafaj, i ftuar në “News 24” reagoi mbi përplasjet e fundit politike mes Qeverisë dhe Presidencës mbi ngritje e Gjykatës Kushtetuese. Sipas analistit, presidenti Meta po bën përpjekjet e tij për ta mbrojtur Kushtetutën dhe t’i japë pavarësi institucionit që ai përfaqëson, Presidencës.

Analisti nënvizoi më tej se kreu i shtetit është tejet i izoluar, ndërsa mazhoranca ka vënë përballë Metës një njeri spak serioz, si Taulant Balla. Sa i përket shkarkimit të Metës, Mustafaj deklaroi se sheh verbëri tek mazhoranca, por kjo gjë nuk funksionon pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Është e vështirë të vendoset një kufi deri ku është e drejta e Presidentit e ku e tejkalon. Faktikisht Presidenti Meta po bën një përpjekje serioze për t’i dhënë pavarësi zyrës së Presidentit dhe për të treguar rolin që duhet të ketë ai në mbrojtje të Kushtetutës. Tejkalimet janë shpesh shprehje nervozizmi. Mazhoranca ka vënë përballë Metës një njeri aspak serioz, Taulant Ballën, që nuk e ka doganën e gjuhës. Në këtë kuptim, shpeshherë Meta bie në kurthin e provokimeve të Ballës”,-tha Mustafaj.

Presidenti ka folur sot për referendum ….

“Mund të shpallë edhe Presidenti referendum. Jemi në një situatë, ku Presidenti është mjaft i izoluar. Jemi në një situatë ku ka një precedentë, ku KQZ nuk ka zbatuar dekretin e Presidentit. Mendoj se Presidenti Meta duhet të matet shumë për të hedhur një hap të tillë, se nëse ndodh si më 30 qershor, kur KQZ e shpërfilli dekretin, do të ishte një diskret i madh i Presidentit në jetën politike. Në demokraci akti më i lartë i shprehjes së popullit është referendumi.

Presidenti nuk po bën punën e opozitës dhe as nuk po e udhëheq opozitën. Ai është shprehur në mënyrë të përsëritur se ka qenë kundër dorëzimit të mandateve. Meta po bën ato që i konsideron të domosdoshme në mbrojtje të Kushtetutës. Mbrojtja e Kushtetutës vjen edhe përmes zgjedhjeve të reja, një aspiratë e opozitës që e ka përshëndetur edhe Presidenti. Këtu te ne pjekuria politike është mjaft e amortizuar, që flet përmes rrjeteve sociale.”-u shpreh Mustafaj.

Më tej ai vuri theksin dhe mbi fatin e asaj çka e pret Presidentin, duke u shprehur se mazhoranca mund ta shkarkojë, por kjo nuk bëhet pa ngritje e Gjykatës Kushtetuese.

“Shoh një verbëri të madhe ndaj mazhorancës dhe ata mund ta shkarkojnë, por në fakt kjo nuk bëhet pa ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Certifikimin e një shkarkimi të tillë do të duhet ta bëjë Gjykata Kushtetuese, kjo është e detyrueshme. Nëse këta e bëjnë, e çojnë deri te gjykata, që mund të ndërtohet me këto mënyrat si po përpiqen, duke çuar njerëzit e tyre këta të qeverisë.

Mund ta miratojë dhe Gjykata Kushtetuese shkarkimin, mënyra si kompozohet. Cilësia e njerëzve si po zgjidhen, kujtojmë këtu Vorpsin, që tregoi se u zgjodh në mënyrë të padenjë me betimin te noteri. E bëri karikaturë karrierën e saj”, deklaroi Mustafaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI