Flash

Grupi 2die4 flet pa dorashka, nga mardhënia me West Side Family deri tek muzika e ditëve të sotme

Lapsi.al 21 November 2019
Grupi 2die4 flet pa dorashka, nga mardhënia me West Side Family deri tek

Mbrëmjen e djeshme, grupi dikur shumë i famshëm dhe i preferuar nga publiku shqiptar, 2die4, ishin të ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun.

Djemtë e grupit 2die4 ishin ndër të parët që sollën muzikën “Hip Hop” në Shqipëri, me tekste që tregonin realitetin në vendin tonë.

Të pyetur nga moderatorja se ç’mendim kanë për reperët e rinj dhe muzikën që bëjnë, Niku Malo u shpreh se ata nuk japin asnjë mesazh.

“Nuk i kuptoj se çfarë thonë njëherë. Mua nuk më japin mesazh, por muzikë të bukur bëjnë”

Më tej ai është pyetur nga Jonida Shehu se çfarë mendimi ka për Taynën dhe a është e preferuara e tij, duke qenë se është një ndër artistet më të përfolura dhe të komentuara sot.

“Jo, jo”, është shprehur ai, i cili ka këmbëngulur sërish që nuk jep mesazhin e duhur nëpërmjet këngëve.

Ndërkohë Bledar Papathemiu u shpreh se reperët më të mirë për momentin përsa i përket muzikës komerciale janë Noizy, Ledri Vula dhe Capital T.

Më tej, “2die4” treguan se asokohe kishin një lloj “konflikti” me grupin “West Side Family”.

“Më kujtohet grupi West Side Family në atë kohë në vitet 99’-2000. Nuk kemi patur konflikt direkt, por në një festival ne në atë kohë nuk na ftuan, ata I ftuan. Lindi dashur pa dashur një lloj xhelozie. Unë më vonë jam shoqëruar, i kam takuar dhe kam respekt për çunat, sidomos për Dr.Florin, shpirti iu prehtë në paqe.”- u shpreh reperi.

Të këshilluara

Gigi kërkon rikthimin me Zayn

Pas ndarjes me Tyler Cameron në tetor, Gigi Hadid po përflitet për një rikthim në krahët e Zayn Malik. Një burim për “Eneës” është shprehur se gjithmonë ka një ...

19:30

Johnny Depp braktiset nga e dashura

Johnny Depp, është sërish beqar. Një nga aktorët më të pëlqyer nga femrat i propozoi për martesë të dashurës por ajo nuk ndihej gati për të hedhur hapa më serio...

18:50

Dalin nominimet për 'Grammy 2019'

Është publikuar lista e plotë e nominimeve për eventin Grammy Awards, ku kryeson këngëtarja Billie Eilish. Ajo ka plot 6 nominime, pas së cilës vjen Ariana G...

18:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI