Flash

Coldplay: Nuk do të bëjmë turne, po mrojmë planetin nga ndotja

Lapsi.al 21 November 2019
Coldplay: Nuk do të bëjmë turne, po mrojmë planetin nga

Coldplay nuk do të bëjë turne për albumin që pritet të prezantojnë, “Everydaylife”.

Vendimi, siç ka shpjeguar solisti Kris Martin, është marrë me qëllim që të mbrohet planeti nga ndotja. Nuk do të ketë koncerte nëpër botë deri sa të gjendet një mënyrë që këto koncerte të jenë miqësorë me ambjentin.

“Secili nga ne – ka thënë lideri i grupit – duhet të gjejë një mënyrë për të bërë punën e tij sa më mirë që mundet”. Grupi anglez, prej kohësh është mes më të angazhuarve në fushën sociale, dhe me këtë vendim duket se po mishëron efektin Greta Thunberg.

Për prezantimin e diskut, ata do të bëjnë vetëm dy performanca Live, një nga Jordania, të premten më 22 nëntor dhe tjetrën në muzeun e historisë së natyrës në Londër, fitimet e të cilit do të shkojnë për bamirësi në arkat e organizatës ClientEarth, që lufton për klimën.

Turneu i fundit i grupit është zhvilluar në vitet 2016-2017, kohë kur u publikua albumi i fundit, “A head full of dreams”. Për diskun e ri, pritshmëritë janë të mëdha. “Everyday Life” është një album i dyfishtë, i ndarë në dy pjesë: agimi dhe perëndimi. Dy koncertet në aman të Jordanisë, të parat në vend për grupin, do të mbahen në agim të diellit dhe në perëndim. Ndërsa koncerti i Londrës do të jetë i vetmi në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën.

Të këshilluara

Përgatitje për një 'Joker' të dytë

Fundjavën e kaluar, ""Joker"" – filmi i Todd Phillips që tregon origjinën e armikut të Batman – tejkaloi 1 miliardë dollarë fitime nga shitjet e biletave në gji...

15:15

Billie Eilish bën histori në muzikë

Billie Eilish, vetëm 17-vjeç hyri në histori sot, duke u nominuar në 4 kategoritë kryesore për çmimet Grammy! Eilish është zyrtarisht këngëtarja më e re që thye...

14:35

Modelja zbulon se vuan nga sëmundja e keqe

Modelja Slick Woods, fytyra e fushatës së Fenty Beauty, zbuloi se momentalisht, po bën kimioterapi. “Çfarë mendoj për kimioterapinë. Përshëndes të gjithë ata...

14:00

Pas 6-muajsh martesë, divorcohet Rag n'Bone

Këngëtari britanik Rag’n’Bone Man krejt papritur mësohet të jetë divorcuar nga bashkëshortja e tij Beth Rouy me të cilën ka një djalë 2-vjeçar. Çifti që krye...

11:32

Paris Hilton: Ju tregoj sekretin e bukurisë

Paris Hilton ka zbuluar sekretin e pamjes rinore, ndonëse është 38 vjece. “Nëna ime gjithmonë më mësonte të qëndroja jashtë diellit dhe se sa është e rëndësi...

10:02

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI