Flash

Besnik Muçi flet pas vendimit: Pse më shkarkuan, vijoj detyrën në Kushtetuese

Lapsi.al 21 November 2019
Besnik Muçi flet pas vendimit: Pse më shkarkuan, vijoj detyrën

Anëtari i shkarkuar tashmë i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi ka folur pas vendimit të KPA që e largoi nga sistemi gjyqësor. Muçi falënderoi gazetarët që kanë ndjekur çështjen e tij dhe dha shkaqet se përse Kolegji i Posaçëm i Ankimimit vendosi shkarkimin e tij. Ai gjithashtu tha se se nuk do të largohet nga zyra dhe se do të vijojë detyrën si anëtar i kësaj gjykate.

“Të nderuar gazetarë më lejoni së pari të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim të rivlerësimit. keni pasqyruar me realizëm të gjitha të dhënat, faktet, përjashto ndonjë gazetar që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme, juve sinqerisht ju falënderoj sepse i treguat publikut se cila ishte situata ime në procesin e rivlerësimit. Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin.

Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm.

Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra.

Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore”, deklaroi Muçi, i cili më pas shpjegoi se pse nuk do të largohet nga zyra dhe se pse do të vijojë detyrën si anëtar i kësaj gjykate.

“Neni 130 i Kushtetutës thotë që në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit, në këtë moment KPA nuk ka pas kompetencë të vijojë cështjen time. 

Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror, unë nuk jam më subjekt i KPA.

Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, e konstaton gjykata kushtetuese me ndryshimet e fundit. Nga momenti i dekretimit, njoftoi KLP, i cili e ka njoftuar për dekretin dhe betimin, Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetjër ka pas detyrimin ligjor të konstatojë mbarimin e mandatit si prokuror.” tha Muci për mediat, menjëherë pasi KPA vendosi shkarkimin e tij, duke mos kaluar shkallët vlerësuese të vettingut.

Të këshilluara

(FOTO) Tërmeti shkund jugun e Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë ka lëkundur Sarandën dhe zonën jugore të vendit. Tërmeti me epiqendër në fshatin Aliko, 6 km në Jug-Lindje të Sarandës ...

08:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI