Flash

(VIDEO) Nga vrasje, te pjesë e organizatave kriminale, 3 shqiptarë ekstradohen në Itali

Lapsi.al 20 November 2019
(VIDEO) Nga vrasje, te pjesë e organizatave kriminale, 3 shqiptarë

Ekstradohen drejt Italisë tre shtetas shqiptare, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale, nga vrasja, vjedhja me arme, te pjesemarrja ne organizate kriminale. 

Policia e Shtetit ben me dije se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë ekstradimi drejt Italisë i shtetasve S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan; K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë dhe R. K., 37 vjeç, lindur në Fier.

Pse ishin në kërkim 

• S. T., alias V. D., 50 vjeç, lindur në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane, më datë 09.03.2017, kanë lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos, Itali e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhja me armë”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

• R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Brescias në Itali, më datë 19.01.2018, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër-arrest për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike ”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI