Flash

Taylor Swift, gati hakmarrjen publikisht ndaj Justin

Lapsi.al 20 November 2019
Taylor Swift, gati hakmarrjen publikisht ndaj Justin

Taylor Swift duket se nuk e ka aspak në plan ta lërë në hije konfliktin me Scooter Braun, menaxherin e Justin Bieber dhe Ariana Grande-s, i cili zotëron tashmë të drejtat e gjashtë albumeve të parë të Swift. Pas debatit të ashpër, së fundmi u raportua se Taylor ka 100% të drejtë të performojë këngët e vjetra në American Music Awards, megjithatë këngëtarja po planifikon një “hakmarrje”.

Burime pranë saj pohuan për Page Six se Taylor po planifikon një shfaqje të fortë në lidhje me fuqizimin e grave në muzikë. Swift do të përpiqet të prekë dhe ironizojë Braun gjatë performancës si edhe pritet ta përmendë atë në fjalimin pas marrjes së çmimit “Artistja më e mirë e dekadës”.

Po të njëjtat burime thonë se në skenë, së bashku me Taylor-in, do të ngjiten emra si Selena Gomez, Kesha dhe Halsey, të cilat e kanë mbështetur prej kohësh përsa i përket konfliktit me Scooter Braun. Nga ana tjetër, Justin Bieber apo Demi Lovato i kanë dalë kundër.

Një tjetër burim tha për Page Six se “Taylor do ta kthejë performancën në AMA në një mesazh të fuqishëm.”

Të këshilluara

Brad Pitt shfaqet me të dashurën e re

Me shumë mundësi, Brad Pitt dhe Alia Shawkat, të dy aktorë, janë bashkë. Ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit prej muajsh dhe dalja e fundit t...

14:28

Nihal bëhet nënë për herë të parë

Ditën e djeshme aktorja e njohur turkez Hazal Kaya u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Fikret. Mediat...

11:45

Personazhet meshkuj që lyejnë thonjtë

Përgjatë këtyre muajve, A$AP Rocky është vetëshpallur fans i manikyrit. “Mendoj se burrat duhet të jenë të lirë të lyejnë thonjtë pa u ndjerë femërorë,” tha ai ...

16:55

Filmat horror më të mirë

Të jesh me dikë është goxha e vështirë. Sidomos në filma horror ku forca njerëzore, mbi njerëzore, okulte, psikoseksuale a të tjera, bëjnë çmos që t...

16:39

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI