Flash

Takimet në Presidencë, kë do të presë sot në zyrë kreu i shtetit

Lapsi.al 20 November 2019
Takimet në Presidencë, kë do të presë sot në

Pas takimit me krerët e partive të opozitë jashtë parlamentit dhe më pas me ish-presidentin Rexhep Meidani, sot kreu i shtetit, Ilir Meta pritet të takohet dhe me ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani. 

Presidenti Meta ka qenë i qartë gjatë gjithë këtyre ditëve për kompetencat e tij në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mësohet se e vetmja çështje, për të cilën ai kërkon edhe mendimin e paraardhësve të tij, për të arritur në një mendim kolegjial, është ajo nëse Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin, pasi përcaktimi kushtetues në nenin 96, pika 4, i jep të drejtë Presidentit ta shpërndajë Parlamentin vetëm “kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri”.

Dy ditë më parë, kreu i shtetit la të kuptohet se mund të firmosë një dekret për shpërndarjen e Parlamentit në një kohë të afërt.

“Parlamenti një ditë do të shpërndahet, nuk është ky problemi, puna është se ky Parlament kot sa rri edhe një ditë më shumë në këtë mënyrë si sillet. Ju e dini shumë mirë se Parlamenti shpërndahet gjithmonë me dekret të Presidentit”, u shpreh Meta.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI