Flash

Lista shkon në Kuvend, asnjë ankimim nga kandidatët për kryeprokuror

Lapsi.al 20 November 2019
Lista shkon në Kuvend, asnjë ankimim nga kandidatët për

Ka përfunduar afati për ankimimin e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Burime zyrtare nga Gjykata Administrative e Apelit bëjnë të ditur se asnjë nga 3 kandidatët nuk ka ankimuar renditjen e KLP.

Një ditë më parë, Arta Marku i kërkoi Këshillit pikëzimin e detajuar, informacion që kandidates ia vunë në dispozicion sot.

KLP pritet që ti dërgojë listën Kuvendit për votim. Nëse asnjë nga kandidatët nuk siguron shumicën e votave, votohet kandidati i renditur i pari në listë.

Në garën për prokuror janë Olsion Çela, Arta Maku dhe Fatjona Memçaj.

Të këshilluara

Basha takon kryeministrin e Kroacisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në Kongresin e PPE në Zagreb. Basha shprehet i b...

15:37

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI