Flash

Konflikti kushtetues/ A i vlen Metës mbështetja e Berishës?

Lapsi.al 20 November 2019
Konflikti kushtetues/ A i vlen Metës mbështetja e Berishës?
Presidenti Meta ka pritur sot me pompë, në kuadër të një konsultimi me të gjithë paraardhësit e tij, Sali Berishën. Kreu i shtetit me ”një kod malësorësh”, siç e cilësoi vetë, ka dalë tek dera dhe e ka përcjellë po aty njeriun që e mbajti këtë zyrë në vitet ’92- ’97. Nga ana e tij, Berisha është kujdesur, sipas stilit të tij, të japë deklarata mbështetëse për Metën, si për konfiktin në Gjykatën Kushtetuese, si për kapjen e Reformës në Drejtësi, po ashtu dhe për shpërndarjen e parlamentit. Lexo më tej:

“Sipas traditës së malësorëve …” Meta batutë me gazetarët pas takimit me Sali Berishën

Po të krahasohet nga ceremonialiteti, buja, fotot, deklaratat me të cilat u rrethua, takimi me Berishën ishte krejt i ndryshëm nga ai me një tjetër ish- president, ai i së mërkurës me Rexhep Meidanin. Vetëm nga këto efekte sipërfaqësore kuptohet qartë se organizimi i takimit me Berishën, nuk ishte thjesht në kuadër të konsultimit me ish presidentët, por edhe një akt politik. I parë kështu, si një karshillëk dhe si demonstrim force, që e tejkalon kuadrin e një procesi institucional, pyetja që ngrihet është: A i vlen kjo gjë kauzës që thotë se do të mbrojë Ilir Meta? Pra a i duhet presidentit në këtë moment, kur është futur në një konflikt të hapur me mazhorancën edhe fuqia politike e Berishës? Përgjigjja është “JO”. Ilir Meta ka bërë llogarinë e gabuar.    Sepse për t'ia dalë në betejën për të mbrojtur ligjshmërinë dhe kushtetutën, Ilir Meta ka vetëm dy rrugë: Ose atë të forcës dhe të numrave, ose tjetrën, të fitimit të betejës publike, për të bindur dhe kthyer opinionin në anën e tij. Natyrisht të parën e ka të humbur. Në një regjim që ia grisi para fytyrës dekretin për 30 qershorin, që e rrëzoi atë me kolegj zgjedhor, madje që shkon deri aty sa nuk boton në fletore zyrtare dekretet presidenciale, kjo garë është e pamundur. Ajo është e humbur qoftë po të përkrahu, apo qoftë po të la në baltë Berisha. Por edhe rruga tjetër, ajo e fitimit të përkrahjes publike është tejet e vështirë të arrihet përkrah Berishës. Nëse Meta vërtet ka të drejtë për qëndrimin aktual që po mban për zgjedhjen e anatarit të Gjykatës Kushtetuese në veçanti dhe për denoncimin e kapjes së Reformës në drejtësi nga Rama në përgjithësi, ai nuk mund të zgjedhë si aleatë, në këtë sfidë, protagonistë që gjithashtu kanë pasur një grykësi të pamatë për ta kapur sistemin. Pra, duke pasur përkrahjen e Berishës për ndërtim institucionesh të pavaruara, rendi demokratik dhe një drejtësie të pa kapur nga politika, Metës nuk i shtohen shancet për fitimin e betejës në opinion. Në këtë kuptim, akti politik i pompimit të takimit me Berishën përtej kufijve institucionalë, ishte gjëja e gabuar për të mbrojtur një çështje të drejtë. Berisha nuk e ndihmon dot as numerikisht, as moralisht presidentin. Ndaj organizimi i shfaqes përkrah tij, në rastin më të mirë, ishte i panevojshëm. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI