Flash

Rama tradhëtari dhe gomerët që e sulmojnë

Lapsi.al 20 November 2019
Rama tradhëtari dhe gomerët që e sulmojnë
Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u shfrytëzua si një rast i mirë për të sulmuar edhe njëherë Edi Ramën. Disa nxituan ta shpallin sërisht tradhëtar, të tjerë bënë thirrje që të izolohet si “non grata”, konspiracionistët panë një lëvizje të re për të realizuar plane të vjetra me Vuçiçin, ndërsa patriotët e thekur një provokim për të bërë të pranueshëm mini Shengenin ballkanik. Duhet thënë se e gjithë kjo rokopujë ishte e pavend dhe e ekzagjeruar. Ajo u nxit nga një detaj i thjeshtë. Mes qindra postimeve që bën në ditë, kryeministri që qeveris përmes Facebook dhe Twitter, kishte bërë një gafë të rëndë. Duke u përpjekur të shpjegonte politikat e rilindjes për furnizimin e popullësisë me ujë, ai botoi edhe një hartë skandaloze ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Lexo më tej:

Gafa e Ramës/ Futi Kosovën në hartën e Serbisë. Furtunë në Prishtinë, jehonë në Beograd

Ky ishte “krimi”, natyrisht flagrant dhe i pa pranueshëm për çdo kabinet kryeministror serioz, kudo në botë. Për të cilin, gjithkush, më pak arrogant, do të kishte përunjësinë të kërkonte ndjesë dhe nuk do mjaftohej vetëm me një korrigjim të videos në Facebook. Por nga këtu, ta shohesh këtë gafë me një mendësi konspirative, ta shesësh si një vazhdim të aventurës së korigjimit të kufijve, ta paraqesësh si një provokim që do të përgatisë terrenin për mini Shengenin dhe ti bësh të gjitha këto bashkë për të shpallur gafaxhiun tradhëtar, është vërtet një hiperbolë e madhe. Pra thënë këtë, duket se kemi qëmtuar një tjetër rast, për të ilustruar tezën që vetë Rama artikuloi në mbrojtje të Thaçit, që kush të akuzon si tradhëtar, s’është gjë tjetër veçse një gomar. Po a jemi këtu përpara një rasti të tillë? A është thjeshtë kryeministri një gafaxhi dhe ata që e akuzojnë një tufë budallenjsh qëllimkëqij? Jo në fakt, sepse, as historia nuk është kaq e thjeshtë dhe as Rama nuk ështe hera e parë që lë dyshime përreth vetes. A nuk qe ai edhe protagonisti që e sulmoi Vuçiçin në folenë e tij në Beograd duke u shndërruar më pas në mik të darkave ku këndonte Daçiçi dhe ku vizatoheshin harta?  A nuk qe ai, që një herë fiste për bashkim kombëtar në kuadër të BE dhe njëherë tjetër e përdorte këtë temë si shantazh kundër saj? A nuk qe ai që shqiptarëve u thoshte se taksa qe një klithmë që duhej ruajtur dhe Hardinajt i bënte presion përpara Makronit për ta hequr atë? A nuk qe ai që goditi Mekelin duke thënë se është kryeministër që mbron interesat e shqiptarëve dhe jo të gjermanëve ndërsa pastaj e mohoi të ketë qenë ndonjëherë për ndryshim kufijsh. A nuk është ai që po mbron me Shengenin ballkanik zgjidhjen e mrekullueshme të një rajoni pa mure, vetëm pasi ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufinjve që predikonte mure të reja etnike? Pra thënë këto, e kupton qartë se Edi Rama, nuk ka pasur kurrë një vizion, as për Kosovën, as për bashkimin, por, ai i ka përdorur këto tema si një tregëtar cinik, vetëm për të fituar momentalisht për vete. Prandaj të gjithë ata që kanë ndjekur këtë trajektore kanë të drejtë të dyshojnë. Ne njerëzit “normalë”, mund të kemi të drëjtën ti gjykojmë apo ti quajmë gomerë akuzuesit e tij. Ne mund ta përqeshim paranojën apo konspirativizmin e tyre. Por ato, si të gjitha patologjitë, nuk kanë lindur nga hiçi. Ato kanë pasur shkaqe dhe kanë gjetur terren në sjelljen e çekuilibruar, të paparimtë dhe kundërthënëse të kryeministrit shqiptar. Edi Rama ka shërbyer si toka më pjellore e mundshme për të lulëzuar budallenjtë që e akuzojnë atë si tradhëtar. Prandaj dhe në këtë rast, shërbeu një gafë me harta për të nisur një stuhi të re. Një fortunë, ku gomerët nuk janë vetëm në anën e fanatikëve të mbrojtjes së kufijve, por edhe në anën e atyre që bëjnë lodra me ta.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

Donald Trump është një president i mirë

Megjithatë, më duhet të kërkoj nga ju – dhe e di që ajo që po e kërkoj nuk është e lehtë për ju – që t’i vlerësoni gjërat për një çast nga një këndvështrim jo-a...

13:50

Saga e tradhëtive të LDK-së

Udhëheqja e Lidhjes Demokratike të Kosovës qe shumë vjet e dhunon historinë e Kosovës! Udhëheqja e LDK-së e dhunon historinë e Kosovës duke e falsifikuar his...

14:48

Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit?

Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja do të merrte ngjyrime të forta politike pas sulmeve publike që atij i bënë kryeministri dhe z...

20:20

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI